GOLAT/ Interi lë me 'pasoja' Milanin, kuqezinjtë ngecin edhe në Champions League! Fitojnë Barcelona, City dhe PSG! Enea Jorgji arbitër kryesor

Liga e Kampioneve nisi sezonin e ri me ndeshjet e raundit të parë. Duke filluar nga ora 18:45. Milani barazoi 0-0 kundër Newcastle në "San Siro" për grupin F, ndërsa Young Boys humbi 1-3 kundër RB Leipzig për ndeshjen e grupit G. Në Zvicër arbitrat ishin nga Shqipëria, me kryesor Enea Jorgjin. Në orën 21:00 u luajtën gjashtë ndeshje. Te fitorja dolën Barcelona, Man. City, Feyenoord, PSG dhe Porto.

Në "San Siro" Milani u ndal 0-0 kundër Newcastle për grupin F të Champions League. Kuqezinjtë nuk mundën dot të shkonin më shumë se një pikë në shtëpi, duke humbur edhe portierin Maignan për shkak të dëmtimit, me këtë të fundit që në të 81 minutë i la vendin Sportiello-s. Ndeshja ishte e luftuar dhe me raste, teksa Leao nuk ia doli që në një rast të kalonte të besuarit e Piolit në avantazh. Veç rasteve, sfida kishte edhe nerva në fushë, me Calabrian, Musah, Giroud dhe Krunic që u ndëshkuan me të verdhë te italianët. Duket se humbja 5-1 në derbin kundër Interit ka lënë me pasoja kuqezinjtë, që nuk kanë dalë dot te goli. Pas raundit të parë, skuadrat kanë nga një pikë, teksa luhet edhe sfida tjetër e grupit mes Dortmund dhe PSG.

 

Në stadiumin "Uankdorf" në Bernë të Zvicrës, Young Boys humbi 1-3 kundër gjermanëve të RB Leipzig. Ishin miqtë që kaluan në avantazh me Simakan në minutën e tretë, ndërsa Elia barazoi në të 33 minutë. Megjithë lojën e luftuar, Schlager nga jashtë zone lëshoi një "predhë" në minutën e 73 për t'i dhënë avantazhin RB Leipzig. Në fund të lojës (90+2) Sesko dërgoi shifrat në 1-3. Tanimë Leipzig ka tre pikë në këtë grup.

Barcelona fitoi 5-0 me Antwerp për ndeshjen e parë në grupin H të Champions League. Në "Stadiumin Olimpik" në Barcelonë, vendasit e Xavit nuk i diskutuan belgët në një ndeshje me rritëm të lartë. Katalanasit shënuan tre herë në pjesën e parë me Joao Felix, Lewandowskin dhe autogolin e Bateille, ndërsa në pjesën e dytë Gavi dhe sërish Felix dërguan shifrat në 5-0. Sulmuesi i Kombëtares, Arbnor Muja ishte në fushë për 83 minuta te miqtë. Barça shkon në kuotën e tri pikëve në krye të grupit.

Manchester City fitoi 3-1 kundër Crvena Zvezdas në ndeshjen e parë të grupit G në Champions League. Ishin miqtë nga Serbia që befasuan djemtë e Guardiolës, duke shënuar me Bukari në fundin e pjesës së parë. Kampionët në fuqi të Champions League bënë autokritikë në pjesën e dytë dhe shënuan dy herë me Alvarez në minutët 47 dhe 60-të, ndërsa Rodri në të 73 minutë shënoi për 3-1. City dhe Leipzig kanë nga tre pikë në këtë grup, teksa Young Boys dhe Zvezda zero pikë.

Champions League - Rezultatet - Raundi I:

18:45

Milan 0-0 Newcastle

Young Boys 1-3 RB Leipzig (Elia 33' / Simakan 3', Schlager 73', Sesko 90+2')

21:00

Barcelona 5-0 Antwerp (Joao Felix 11', 66', Lewandowski 19', Bataille 22' (og), Gavi 54')

Feyenoord 2-0 Celtic (Stengs 45+2', Jahanbalkah 76' )

Lazio 1-1 Atl. Madrid (Proovedel 90+5' / Barrios 29')

Man. City 3-1 Crvena Zvezda (Alvarez 47', 60', Rodri 73' / Bukari 45')

PSG 2-0 Dortmund (Mbappe 49' (p), Hakimi 58')

Shakhtar Donetsk 1-3 Porto (Kelsy 13' / Galeno 8', 15', Taremi 29')

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:56
Manchester City përmbys serbët e Crvena Zvezdas në Champions League (VIDEO)

Manchester City fitoi 3-1 kundër Crvena Zvezdas në ndeshjen e parë të grupit G në Champions League. Ishin miqtë nga Serbia që befasuan djemtë e Guardiolës, duke shënuar me Bukari në fundin e pjesës së parë. Kampionët në fuqi të Champions League bënë autokritikë në pjesën e dytë dhe shënuan dy herë me Alvarez në minutët 47 dhe 60-të, ndërsa Rodri në të 73 minutë shënoi për 3-1. City dhe Leipzig kanë nga tre pikë në këtë grup, teksa Young Boys dhe Zvezda zero pikë.

 

 

Ora 22:55
Barcelona 'shuplakë' Antwerpit, Muja në fushë 83 minuta (VIDEO)

Barcelona fitoi 5-0 me Antwerp për ndeshjen e parë në grupin H të Champions League. Në "Stadiumin Olimpik" në Barcelonë, vendasit e Xavit nuk i diskutuan belgët në një ndeshje me rritëm të lartë. Katalanasit shënuan tre herë në pjesën e parë me Joao Felix, Lewandowskin dhe autogolin e Bateille, ndërsa në pjesën e dytë Gavi dhe sërish Felix dërguan shifrat në 5-0. Sulmuesi i Kombëtares, Arbnor Muja ishte në fushë për 83 minuta te miqtë. Barça shkon në kuotën e tri pikëve në krye të grupit.

 

 

Ora 21:39
Për herë të parë në histori! Enea Jorgji me dorë të hekurt në Champions League, nxjerr shtatë kartona të verdhë

Për herë të parë në histori, një trupë gjyqtarësh nga Shqipëria kanë drejtuar një ndeshje në grupet e Champions League; kompeticionit më të madh në Europë. Enea Jorgji, me ndihmësa Denis Rexhën dhe Ridiger Çokaj drejtuan duelin në Zvicër, aty ku vendasit e Young Boys humbën 1-3 me RB Leipzig.

Elbasanasi u tregua i ashpër në këtë duel, duke nxjerrë shtatë herë nga xhepi kartonin e verdhë. Benito, Lauper dhe Blum u ndëshkuan për vendasit, ndërsa Kampl, Simons, Forsberg, dhe Simanak për miqtë.

 

Ora 20:48
VIDEO/ Kryesor shqiptari Enea Jorgji, Leipzig fiton 1-3 në Zvicër për Ligën e Kampioneve


Në stadiumin "Uankdorf" në Bernë të Zvicrës, Young Boys humbi 1-3 kundër gjermanëve të RB Leipzig. Ishin miqtë që kaluan në avantazh me Simakan në minutën e tretë, ndërsa Elia barazoi në të 33 minutë. Megjithë lojën e luftuar, Schlager nga jashtë zone lëshoi një "predhë" në minutën e 73 për t'i dhënë avantazhin RB Leipzig. Në fund të lojës (90+2) Sesko dërgoi shifrat në 1-3. Tanimë Leipzig ka tre pikë në këtë grup.

 

 

S.Dh/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?