Bundesliga gjermane e futbollit zhvilloi të shtunën e 8 marsit pesë nga ndeshjet e raundit të 25-të. Ditë e çuditshme kjo në Gjermani, me emrat "big" që u mposhtën në shtëpi. Humbje për Bayern Munich, Dortmund dhe Bayer Leverkusen.
Në "Allianz Arena", kryesuesit e Bayern Munich u mposhtën 2-3 me përmbysje nga Bochumi që lufton për mbijetesën. Ekipi i Kompany u duk "i dehur" pas suksesit 3-0 në Champions kundër Leverkusen, paçka se shënoi dy gola të shpejtë me Guerreiro. Më pas Bochum mori frenat e lojës dhe përmbysi me Medic, Sissoko dhe Bero. Bayern Munich kishte bërë rotacion në ekip, kjo për shkak të ndeshjes së kthimit në 1/8 e Champions kundër Leverkusen. Kështu bavarezët pësojnë humbjen e dytë sezonale dhe me 61 pikë vijojnë të kryesojnë renditjen.
Dështim edhe për Leverkusen, me "Aspirinat" që u mposhtën 0-2 nga Werder Bremen. Schmid dhe Njinmah ishin autorët e golave. Në "Iduna Park" Dortmundi u mposht 0-1 nga Augsburgu me golin e Gouweleeuw.
VIDEO/ Bayern Munich 'dehet' nga Championsi, Bochumi i mbijetesës e përmbys 2-3