Juventusi është eliminuar nga Kupa e Italisë në fazën çerekfinale. Në Torino ‘Zonja e Vjetër’ barazoi 1-1 me Empolin dhe pas penalltive skuadra toskane siguroi një biletë për më tej, teksa gjen përballë Bolognan.
Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll në avantazhin e miqve, me Empolin që shënoi me Maleh në minutën e 24-t. Momenti më i mirë i Juventusit ishte në minutën e 66-të kur Thuram shënoi golin e barazimit.
Një veprim më shumë se fantastik nga francezi i cili me një lëvizje brilante në zonën mike, la jashtë kohe mbrojtësin dhe përballë portierit barazoi ndeshjen.
Me 90 minutat që u mbyllën 1-1, sfida iu drejtua penalltive dhe Empoli fitoi 2-4. Vlahovic dhe Yildiz gabuan te Juventusi. Vlen të theksohet se mbrojtësi Ardian Ismajli luajti vetëm pjesën e parë dhe u largua nga fusha për shkak të një lëndimi. Pas dështimit në Champions League, Juvja e gjen veten edhe jashtë Kupës së Italisë.
Tanimë gjysmëfinalet e Kupës së Italisë janë fiksuar dhe ato janë Empoli - Bologna dhe Milan - Inter, fazë që luhet me vajtje-ardhje dhe përballjet do zhvillohen më 2 dhe 23 prill.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
14 Mars, 23:51
18 vite nga Gërdeci, a besoni se do ndëshkohen përgjegjësit e vërtetë?
-
Po
17.3%
-
Jo
75.1%
-
Jam i/e dyzuar
7.6%
Vota total: 1161
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Propozimi i rinovimit të kontratës është mbi tryezë, Juventusi i tregon datën dhe pagën e re trajnerit Spalletti
12 Mars, 15:02
-
'Tundohet' Juventusi, kërkon të nënshkruajë me 37-vjeçarin Lewandowski! Nisin kontaktet
12 Mars, 13:18
-
GOLAT/ Juventusi ‘shkelmon’ krizën në Serie A, fiton 4-0 kundër Pisas në Torino
7 Mars, 22:52
-
GOLAT/ Lazio dhe Atalanta barazojnë 2-2 në aktin e parë gjysmëfinal të Kupës së Italisë, Gjimshiti në stol për miqtë
5 Mars, 11:41
-
VIDEO/ Paqe në aktin e parë, Como dhe Interi barazojnë pa gola! Finalja vendoset në Milano
4 Mars, 09:22
-
Zyrtare/ McKennie rinovon me Juventusin deri në vitin 2030
3 Mars, 12:39
-
GOLAT/ Roma shpërdoron avantazhin e dyfishtë, Juventusi e barazon 3-3 në limite! Milani të bën 'me zemër', kuqezinjtë rikthehen te fitorja
1 Mars, 14:37
-
Ai 'gol i humbur'! Juventus, Edon Zhegrova është heroi i munguar në mbrëmjen e Champions League
26 Shkurt, 13:48
-
Kelly, ndërhyrje e paqëllimshme! Kartoni i verdhë i ekzagjeruar dhe i kuqi absurd për mbrojtësin e Juventusit
26 Shkurt, 10:00
-
VIDEO/ 'I hoqi' kualifikimin Juventusit në një mbrëmje ku shkëlqeu në fushë, Edon Zhegrova: Më dhemb, por është pjesë e rrugëtimit tim
26 Shkurt, 09:12
-
Champions League/ Galatasaray eliminon Juventusin pas 120 minutave lojë, ‘Zonja’ e dërgoi ndeshjen në shtesë! PSG, Real Madrid dhe Atalanta kalojnë në fazën e 1/8-ave
25 Shkurt, 22:58
-
Kalulu i rikthehet kartonit të kuq kundër Interit: E fika menjëherë telefonin! Pa justifikime, luajtëm dobët me Galatasarayn
25 Shkurt, 11:49