ITALI - Ndeshja e raundit të 12-të në Serie A mes Fiorentinës dhe Juventusit në stadiumin “Artemio Franchi” përfundoi në barazim 1-1.
Juventus kaloi në avantazh në kohën shtesë të pjesës së parë me një goditje të saktë nga jashtë zonës nga Kostic, ndërsa Fiorentina barazoi shpejt në fillim të pjesës së dytë falë një gjuajtjeje nga distanca e Mandragorës.
Në pjesën e parë, VAR-i anuloi një penallti të dhënë fillimisht nga gjyqtari Doveri për një faull ndaj Vlahovic, duke mohuar kështu mundësinë e Juventusit për avantazhin më të shpejtë.
Me këtë rezultat, skuadra e Spallettit mbetet në vendin e gjashtë me 20 pikë, dy pikë pas Milanit, që ende nuk kanë luajtur, ndërsa Fiorentina ende nuk ka asnjë fitore në këtë kampionat dhe pozicionohet në fund të tabelës me vetëm 6 pikë.
Komente









Zhegrova spo kontribuon dobet skuadra kete vit
Përgjigju