Golat kuqezinj, Gjimshiti i shënon Interit, supergol i Kaçes, Eros Grezda shkëlqen me dopietë te Rangers (VIDEO)
Berat Gjimshiti, Ergys Kaçe dhe Eros Grezda janë golat kuqezinj të kësaj fundjave në ligat elitare europiane. Qendërmbrojtësi i kombëtares që aktivizohet me Atalantën shënoi golin e parë në Seria A kundër Interit, Kaçe shënon në derbin grek Olimpiakos-Panathinaikos, ndërsa Eros Grezda shkëlqen me dopjetë me Rangersin e Steven Gerrard në Skoci.
Ergys Kaçe, Eros Grezda dhe Berat Gjimshiti
Redaksia 11 Nëntor 2018, 21:22 | Përditesimi: 11 Nëntor 2018, 21:48
Kjo ishte fundjava e golave kuqezinj. Berat Gjimshiti ka shënuar golin e parë në Seria A kundër Interit, në sfidën që Atalanta ku aktivizohet edhe Etrit Berisha, fitoi me shifrat 4:1. Qendërmbrojtësi i kombëtares shënoi golin e tretë dhe të sigurisë në portën e Handanoviç. Paraqitja e Gjimshitit është vlerësuar maksimalisht nga mediat italiane. Në këtë ndeshje u aktivizua titullar për të tretën ndeshje radhazi gardiani kuqezi Etrit Berisha, i cili duket se ka konsoliduar portën e Atalantës, duke qenë zgjedhje e parë e Gasperinit.
Në ndeshjen Olimpiakos-Panathinaikos është Ergys Kaçe që kaloi në avantazh miqtë në minutën e 61-të të takimit, me një goditje fantastike nga me të djathtën nga jashtë zone Kujtojmë që Kaçe u thirr në Kombëtare për ndeshjet e nëntorit, vetëm pasi Loret Sadiku nuk pranoi ftesën e Panuçit, dhe mesfushori i Panathinaikosit ishte emri që e zëvendësoi.
Mbresëlënëse dhe fantastike është paraqitje e Eros Grezdës me Rangers në Skoci kundër Motherwell. Mesfushori kuqezi shënoi dy gola në harkun e shtatë minutave, duke u zgjedhur lojtari i ndeshjes si dhe një vend në formacionin e javës në Premier League-n skoceze. Shqiptari ka luajtur që nga minuta e parë, duket shpërblyer besimin e dhënë nga trajneri Steven Gerard. Goli i parë u shënua teksa po luhej minuta e 67’, ndërsa i dyti në minutën e 74-t. Ekipi i tij, Glasgow Rangers fitoi me shifrat tenistike 7-1 kundër Motherwell.
Paraqitjet e mira të kuqezinjve janë një mesazh i qartë për të besuarit e Christian Panuccit përpara ndeshjes me Skocinë në “Elbasan Arena”, sfida e fundit e Shqipërisë në “Ligën e Kombeve”.