Superliga shqiptare e futbollit mbylli këtë të martë javën e shtatë. Në "Selman Stërmasi" të kryeqytetit, Tirana vendase humbi 0-3 kundër Laçit. Rikthimi i Mirel Josës në stolin e kurbinasve duket se ka qenë i duhuri, me bardhezinjtë që marrin kështu tri pikë të vyera për objektivat sezonalë. Nga ana tjetër, pas humbjes me Erzenin në kryeqytet, Tirana pëson sërish disfatë në stadiumin e vet.
Ndeshja nisi e qetë për dy skuadrat, që nuk kërkuan të linin hapësira pas. Duhej minuta e 42 që Sobouale të kalonte Laçin në avantazh, me fraksionin e parë të lojës që u mbyll 0-1.
Në 45 minutat e dyta, Tirana shtoi ritmin dhe humbi disa raste të pastra me Hasanin, Hoxhallarin apo edhe Latifin e Abazajn. Rastet e humbura bënë që Tirana të hidhej e gjitha në sulm, duke lënë hapësira pas.
Duhej minuta e 90+1 që Isi Manellari të shënonte golin e qetësisë, pas një kundërsulmi. Sërish pas tre minutash dhe me të njëjtën formë, Laçi shënoi edhe golin e tretë me Thaleb. Pas këtij suksesi, Laçi barazon Tiranën me dhjetë pikë, me dy skuadrat që ndajnë vendet tre dhe katër në klasifikim. Paçka humbjes, është sërish Egnatia që kryeson Superligës. Duket se java e shtatë e elitës në futbollin shqiptar ishte me rezultate surprizë.
Superliga - java 7:
Egnatia 0-1 Teuta
Skënderbeu 1-0 Partizani
Kukësi 2-1 Erzeni
Dinamo 1-1 Vllaznia
Tirana 0-3 Laçi
Renditja:
laci 1.jpg" style="height:439px; width:780px" />
Laçi fitoi 0-3 me Tiranën në udhëtim. Ndeshja e "Selman Stërmasit" foli për djemtë e Mirel Josës, me trajnerin që pas dy vitesh rikthehet në stolin e kurbinasve. Pas ndeshjes për MCN, Josa tha se nuk e priste Tiranën në këtë gjendje sa i takon aspektit fizik, ndërsa të tijtë do t'i marrin ndeshjet me radhë.
"Nuk e prisja Tiranën në këtë gjendje. Nuk e prisja kështu pasi ishte edhe pushim, nuk e luajti derbi me Partizanin. Tirana po çalonte shumë në aspektin fizik. Ne duam t’i fitojmë të gjitha ndeshjet, por jo gjithmonë mundesh. Duhet të kuptojmë që nuk është një fitore me Tiranën ajo që na dërgon atje ku ne duam, duhet të shohim ndeshjen e radhës. I dhamë besim edhe djemëve të rinj. Jam shumë i kënaqur me gjithë ekipin. Djemtë e kanë vet në dorë fatin e tyre, futbollin do t’ia mësoj unë deri kaq sa mundem", tha Mirel Josa.