
Laçi fitoi 0-3 me Tiranën në udhëtim. Ndeshja e "Selman Stërmasit" foli për djemtë e Mirel Josës, me trajnerin që pas dy vitesh rikthehet në stolin e kurbinasve. Pas ndeshjes për MCN, Josa tha se nuk e priste Tiranën në këtë gjendje sa i takon aspektit fizik, ndërsa të tijtë do t'i marrin ndeshjet me radhë.
"Nuk e prisja Tiranën në këtë gjendje. Nuk e prisja kështu pasi ishte edhe pushim, nuk e luajti derbi me Partizanin. Tirana po çalonte shumë në aspektin fizik. Ne duam t’i fitojmë të gjitha ndeshjet, por jo gjithmonë mundesh. Duhet të kuptojmë që nuk është një fitore me Tiranën ajo që na dërgon atje ku ne duam, duhet të shohim ndeshjen e radhës. I dhamë besim edhe djemëve të rinj. Jam shumë i kënaqur me gjithë ekipin. Djemtë e kanë vet në dorë fatin e tyre, futbollin do t’ia mësoj unë deri kaq sa mundem", tha Mirel Josa.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Laçi fiton 0-3 kundër Tiranës në kryeqytet, Mirel Josa rikthehet me tri pikë te kurbinasit! Java e 7-të e Superligës me surpriza








