Futbolli elitar spanjoll është në javën e 31-të. Kjo e dielë sportive nisi në orën 14:00 me fitoren 0-2 të Sevillas në udhëtim me Las Palmas. Në 16:15 Granada fitoi 2-0 ndaj Alaves, ku për vendasit nga minuta e parë ishte edhe Myrto Uzuni. Sulmuesi i Kombëtares kaloi në epërsi të tijtë me penalltinë e kthyer në gol pas nëntë minutave. Dhjetë gola për beratasin këtë sezon në La Liga. Pas pesë humbjeve radhazi, Granada u rikthye te suksesi dhe kërkon mbijetesën.
Në Ishujt Canarie, Las Palmas ishte i pafuqishëm dhe humbi 0-2 me Sevillan. Andaluzët dalin kështu nga zona e ftohtë pas një sezoni për t'u harruar, ndërsa Las Palmas merr humbjen e katërt radhazi, duke mos rrezikuar qëndrimin mes më të mirëve. Golat për miqtë u shënuan nga En Nesyri në minutën e 43 dhe Lukabakio në 90+3'. Me 34 pikë Sevilla merr pozitën e 13-të, ndërsa Las Palmas me 37 pikë ndodhet një vend më sipër.
La Liga, java 31:
E dielë
14:00 Las Palmas 0-2 Sevilla
16:15 Granada 2-0 Alaves
18:30 Ath. Bilbao 1-1 Villarreal
21:00 Real Sociedad 2-2 Almeria
Renditja:
Granada fitoi 2-0 me Alaves për raundin e 31-të në La Liga. Vendasit kaluan në avantazh me penalltinë e Myrto Uzunit në minutën e nëntë. Sulmuesi i Kombëtares gjen kështu golin e dhjetë këtë sezon në La Liga, duke qenë ndër më të mirët e ekipit. Granada këtë sezon lufton për mbijetesën dhe dueli kundër Alaves është përballje direkte. Megjithë tri pikët, Granada vuan në vendin e parafundit.
???????? Goal: Myrto Uzuni | Granada 1-0 Deportivo Alavéspic.twitter.com/AsiQJ1s3Up
— FootColic ⚽️ (@FootColic) April 14, 2024