Lazio dhe Atalanta i kanë lënë llogaritë e hapura për biletën drejt finales së Kupës së Italisë. Në sfidën e parë gjysmëfinale mes tyre të luajtur të mërkurën në 'Olimpioco', tabela në fund regjistroi shifrat 2-2.
Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll pa gola, paçka se miqtë shënuan me Krstovic në minutën e tetë, por VAR anuloi gjithçka për pozicion jashtë loje. Spektakli ishte lënë për në fraksionin e dytë ku u shënuan katër gola. Ishte Lazio që gjeti golin e epërsisë në minutën e 47-të me Dele-Bashiru, para se Pasalic të barazonte vetëm katër minuta më vonë.
Fundi i ndeshjes ishte dramatik pasi solli dy gola të tjerë. Dia kaloi sërish Lazion në epërsi në të 87 minutë, por Musah barazoi dy minuta më vonë për rezultatin final 2-2. Te Atalanta në stol gjatë gjithë ndeshjes qëndroi Berat Gjimshiti.
Më 22 prill në Bergamo do luhet ndeshja e kthimit mes tyre, teksa një nga skuadrat do kalojë në finalen e Kupës së Italisë, ku do përballet me fituesin e çiftit Inter - Como.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
4 Mars, 21:56
Mendoni se ndryshimet në Ekzekutiv do përmirësojnë qeverisjen e vendit?
-
Po
46.4%
-
Jo
47.2%
-
Jam i/e dyzuar
6.4%
Vota total: 655
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Nuk jemi në luftë’, Franca e Italia në një mendje për Lindjen e Mesme, Qipro për dronin iranian: Incident i izoluar
5 Mars, 10:11
-
Ekskluzive/ Skandal, 2 kirurgët e pezulluar në Itali për vdekje të pacientëve, në Tiranë operojnë në 'Trita Hospital'! Po kush i kontrollon 354 mjekët e huaj në Shqipëri?
4 Mars, 21:01
-
Eduard Zaloshnja: S’janë emigrantë, Silvinjo, De Biazi, Albano, dhe 420 mijë të tjerë…
4 Mars, 15:24
-
Emigranti shqiptar humb jetën në aksident në Itali, familjarët kërkojnë ndihmë për ta sjellë trupin në Shqipëri (EMRI)
4 Mars, 12:12
-
VIDEO/ Paqe në aktin e parë, Como dhe Interi barazojnë pa gola! Finalja vendoset në Milano
4 Mars, 09:22
-
Catania tronditet nga një tërmet me magnitudë 4.5, njoftohet mbyllja e shkollave
4 Mars, 08:10
-
I rrëshqiti këmba dhe u përplas me kokë në shatërvan, humb jetën 10-vjeçari shqiptar në Itali
3 Mars, 17:28
-
Ski/ Denni Xhepa ngjit flamurin e Shqipërisë në podium, renditet i dyti nga 108 konkurrentë në disiplinën e Slalomit Gjigant
3 Mars, 15:47
-
I dënuar me 25 burg nga Italia për vrasje e përdhunim, sorollatjet në gjykata lirojnë ‘Ufon’ nga qelia! Apeli dhe Ministria e Drejtësisë ‘ping-pong’ përgjegjësish
3 Mars, 14:00
-
Zyrtare/ McKennie rinovon me Juventusin deri në vitin 2030
3 Mars, 12:39
-
GOLAT/ Bologna i falet një goli në limite, Udinese turpëron 3-0 Fiorentinën në Serie A
3 Mars, 10:13
-
Anulohet takimi i ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së, do të merrte pjesë edhe Kallas
3 Mars, 09:46