GOLAT/ Milani fiton 3-1 ndaj Romës dhe 'blindon' vendin e tretë, Lazio mposht Leçen! Cagliari 'tërbon' Bolognan në Serie A

GOLAT/ Milani fiton 3-1 ndaj Romës dhe 'blindon' vendin e tretë, Lazio mposht Leçen! Cagliari 'tërbon' Bolognan në Serie A

Milani feston golat kundër Romës

Serie A e futbollit vijoi me javën e 20-të. Kjo e dielë sportive në Itali filloi në orën 12:30, aty ku Lazio mposhti 1-0 Leçen në "Olimpico". Në 15:00 Cagliari fitoi 2-1 ndaj Bolognas në Sardegna, teksa në Firenze vendasit e Fiorentinës barazuan 2-2 me Udinesen në 18:00. Mbrëmja kulmoi me fitoren e Milanit 3-1 kundër Romës, me Mourinhon që rrezikon shkarkimin.

Në "Olimpico" të Romës, Lazio mundi 1-0 Leçen me gol të Felipe Anderson në minutën e 58-të. Dueli pa te miqtë në fushë edhe Ylber Ramadanin, që luajti për 90 minuta dhe u ndëshkua me karton të verdhë. Nga ana tjetër, Elseid Hysaj qëndroi në stol. Pjesa e parë e ndeshjes nuk prodhoi gola, por vetëm dy kartona të verdhë. Duhej minuta e 58-të që Luis Alberto të pasonte te Felipe Anderson, me brazilianin që mposhti Falconen në portë, duke bërë që puliezët të dilnin pa pikë. 

Në Sardegna, Cagliari fitoi 2-1 me përmbysje kundër surprizës së këtij sezoni, Bolognës, duke dalë nga zona e ftohtë e renditjes në Serie A. Ishin miqtë e Mottës që shënuan të parët me Orsolinin në të 24 minutë, teksa Petagna barazoi në pjesën e parë. Më pas goli i fitores për të besuarit e Claudio Ranierit u shënua nga Calafiori me një autogol pas një rrëmuje në zonë, me sardët që shkojnë në kuotën e 18 pikëve për vendin e 16-të. 

Milani fitoi 3-1 në "San Siro" kundër Romës. Pas kësaj disfate dhe me vendin e nëntë në renditje, Jose Mourinho rrezikon shkarkimin nga drejtuesit e Romës. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal të vendasve, pas golit të Adli. Në të dytën ishte Giroud që dyfishoi shifrat (56'), para se Paredes të shkurtonte për 2-1 nga penalltia (69'). Tri pikët për Milanin "i vulosi" Theo në të 84 minutë me një supergoditje pas asistit të Giroud.

Serie A, raundi 20-të:

E dielë

12:30 Lazio 1-0 Leçe (Felipe Anderson 58')

15:00 Cagliari 2-1 Bologna (Petagna 31', Calafiori 69' (og) / Orsolini 24')

18:00 Fiorentina 2-2 Udinese (Beltran 55', Nzola 87' / Lovric 10', Thauvin 73')

20:45 Milan 3-1 Roma (Adli 11', Giroud 56', Theo 84' / Paredes 69')

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:40
VIDEO/ Milani leksion Romës, fiton 3-1 në 'San Siro'! Mourinho rrezikon shkarkimin

roma.jpg" />
Milani fitoi 3-1 në "San Siro" kundër Romës për raundin e 20-të në Serinë A. Pas kësaj disfate dhe me vendin e nëntë në renditje, Jose Mourinho rrezikon shkarkimin nga drejtuesit e Romës. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal të vendasve, pas golit të Adli. Në të dytën ishte Giroud që dyfishoi shifrat (56'), para se Paredes të shkurtonte për 2-1 nga penalltia (69'). Tri pikët për Milanin "i vulosi" Theo në të 84 minutë me një supergoditje pas asistit të Giroud. Me këtë fitore Milani ngjitet në kuotën e 42 pikëve në vendin e tretë, duke lënë Romën me 29 pikë në pozitën e nëntë.

 

 

 

Ora 17:12
VIDEO/ Përmbysje e madhe në Sardegna, Cagliari fiton 2-1 ndaj Bolognas dhe del nga zona e ftohtë


Në Sardegna, Cagliari fitoi 2-1 me përmbysje kundër surprizës së këtij sezoni, Bolognës, duke dalë nga zona e ftohtë e renditjes në Serie A. Ishin miqtë e Mottës që shënuan të parët me Orsolinin në të 24 minutë, teksa Petagna barazoi në pjesën e parë. Më pas goli i fitores për të besuarit e Claudio Ranierit u shënua nga Calafiori me një autogol pas një rrëmuje në zonë, me sardët që shkojnë në kuotën e 18 pikëve për vendin e 16-të. Bologna me 32 pikë mban pozitën e gjashtë.

 

 

Ora 15:47
VIDEO/ Ramadani në fushë e Hysaj në stol, Lazio mposht 1-0 Leçen në 'Olimpico'


Në "Olimpico" të Romës, Lazio mundi 1-0 Leçen me gol të Felipe Anderson në minutën e 58-të. Dueli pa te miqtë në fushë edhe Ylber Ramadanin, që luajti për 90 minuta dhe u ndëshkua me karton të verdhë. Nga ana tjetër, Elseid Hysaj qëndroi në stol. Pjesa e parë e ndeshjes nuk prodhoi gola, por vetëm dy kartona të verdhë. Duhej minuta e 58-të që Luis Alberto të pasonte te Felipe Anderson, me brazilianin që mposhti Falconen në portë, duke bërë që puliezët të dilnin pa pikë. Lazio me këtë sukses shkon në kuotën e 33 pikëve për vendin e gjashtë, ndërsa Leçe me 21 pikë mban pozitën e 13-të.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë