Serie A e futbollit vijoi me javën e 20-të. Kjo e dielë sportive në Itali filloi në orën 12:30, aty ku Lazio mposhti 1-0 Leçen në "Olimpico". Në 15:00 Cagliari fitoi 2-1 ndaj Bolognas në Sardegna, teksa në Firenze vendasit e Fiorentinës barazuan 2-2 me Udinesen në 18:00. Mbrëmja kulmoi me fitoren e Milanit 3-1 kundër Romës, me Mourinhon që rrezikon shkarkimin.
Në "Olimpico" të Romës, Lazio mundi 1-0 Leçen me gol të Felipe Anderson në minutën e 58-të. Dueli pa te miqtë në fushë edhe Ylber Ramadanin, që luajti për 90 minuta dhe u ndëshkua me karton të verdhë. Nga ana tjetër, Elseid Hysaj qëndroi në stol. Pjesa e parë e ndeshjes nuk prodhoi gola, por vetëm dy kartona të verdhë. Duhej minuta e 58-të që Luis Alberto të pasonte te Felipe Anderson, me brazilianin që mposhti Falconen në portë, duke bërë që puliezët të dilnin pa pikë.
Në Sardegna, Cagliari fitoi 2-1 me përmbysje kundër surprizës së këtij sezoni, Bolognës, duke dalë nga zona e ftohtë e renditjes në Serie A. Ishin miqtë e Mottës që shënuan të parët me Orsolinin në të 24 minutë, teksa Petagna barazoi në pjesën e parë. Më pas goli i fitores për të besuarit e Claudio Ranierit u shënua nga Calafiori me një autogol pas një rrëmuje në zonë, me sardët që shkojnë në kuotën e 18 pikëve për vendin e 16-të.
Milani fitoi 3-1 në "San Siro" kundër Romës. Pas kësaj disfate dhe me vendin e nëntë në renditje, Jose Mourinho rrezikon shkarkimin nga drejtuesit e Romës. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal të vendasve, pas golit të Adli. Në të dytën ishte Giroud që dyfishoi shifrat (56'), para se Paredes të shkurtonte për 2-1 nga penalltia (69'). Tri pikët për Milanin "i vulosi" Theo në të 84 minutë me një supergoditje pas asistit të Giroud.
Serie A, raundi 20-të:
E dielë
12:30 Lazio 1-0 Leçe (Felipe Anderson 58')
15:00 Cagliari 2-1 Bologna (Petagna 31', Calafiori 69' (og) / Orsolini 24')
18:00 Fiorentina 2-2 Udinese (Beltran 55', Nzola 87' / Lovric 10', Thauvin 73')
20:45 Milan 3-1 Roma (Adli 11', Giroud 56', Theo 84' / Paredes 69')
Renditja:
roma.jpg" />
Milani fitoi 3-1 në "San Siro" kundër Romës për raundin e 20-të në Serinë A. Pas kësaj disfate dhe me vendin e nëntë në renditje, Jose Mourinho rrezikon shkarkimin nga drejtuesit e Romës. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal të vendasve, pas golit të Adli. Në të dytën ishte Giroud që dyfishoi shifrat (56'), para se Paredes të shkurtonte për 2-1 nga penalltia (69'). Tri pikët për Milanin "i vulosi" Theo në të 84 minutë me një supergoditje pas asistit të Giroud. Me këtë fitore Milani ngjitet në kuotën e 42 pikëve në vendin e tretë, duke lënë Romën me 29 pikë në pozitën e nëntë.
Në Sardegna, Cagliari fitoi 2-1 me përmbysje kundër surprizës së këtij sezoni, Bolognës, duke dalë nga zona e ftohtë e renditjes në Serie A. Ishin miqtë e Mottës që shënuan të parët me Orsolinin në të 24 minutë, teksa Petagna barazoi në pjesën e parë. Më pas goli i fitores për të besuarit e Claudio Ranierit u shënua nga Calafiori me një autogol pas një rrëmuje në zonë, me sardët që shkojnë në kuotën e 18 pikëve për vendin e 16-të. Bologna me 32 pikë mban pozitën e gjashtë.
Në "Olimpico" të Romës, Lazio mundi 1-0 Leçen me gol të Felipe Anderson në minutën e 58-të. Dueli pa te miqtë në fushë edhe Ylber Ramadanin, që luajti për 90 minuta dhe u ndëshkua me karton të verdhë. Nga ana tjetër, Elseid Hysaj qëndroi në stol. Pjesa e parë e ndeshjes nuk prodhoi gola, por vetëm dy kartona të verdhë. Duhej minuta e 58-të që Luis Alberto të pasonte te Felipe Anderson, me brazilianin që mposhti Falconen në portë, duke bërë që puliezët të dilnin pa pikë. Lazio me këtë sukses shkon në kuotën e 33 pikëve për vendin e gjashtë, ndërsa Leçe me 21 pikë mban pozitën e 13-të.