Java e 32-të e Serisë A të futbollit në Itali nisi me fitoren 4-1 të Lazios kundër Salernitanës në "Olimpico". Djemtë e Igor Tudor vendosën diktatin qysh në fillimin e lojës, duke shënuar me Felipe Anderson në të 7 minutë dhe Vecino në minutën e 14-të.
Miqtë nga Salerno s'u dorëzuan dhe shkurtuan me Tchaouna në të 16 minutë, para se Felipe Anderson të gjente golin e tretë në pjesën e parë. Në fraksionin e dytë, pikërisht në të 58 minutë në fushë u fut edhe Elseid Hysaj. Duhej Isaksen në të 87 minutë që të "vuloste" ndeshjen në 4-1.
Lazio me 49 pikë merr vendin e shtatë, vetëm një pikë më pak se Atalanta që mban vendin e gjashtë (dy ndeshje më pak).