Barcelona fitoi 4-2 kundër Valencias në sfidën përmbyllëse të raundit të 33-të në La Liga. Dueli ishte me dy fytyra për Barçën, me përmbysje, ripërmbysje dhe karton të kuq.
Të parët që kaluan në epërsi ishin vendasit e Xavit pas vetëm 22 minutave lojë me Marin Fermin Lopez. Ndërkohë miqtë nga Valencia përmbysën rezultatin brenda pjesës së parë me Hugo Duro dhe Pepelu. Në fundin e fraksionit të parë, portieri mik Mamardashvili u ndëshkua me karton të kuq, diçka që i dha hov Barçës.
Në pjesën e dytë Xavi 'shkundi' të tijtë dhe ishte Lewandowski që shënoi tripletë në minutat 49, 82 dhe 90+3. Polaku bëri gjithçka mirë dhe tregoi sërish se është nuhatës goli.
Me 73 pikë Barcelona mban vendin e dytë (11 më pak se Real Madridi kryesues) duke siguruar edhe zyrtarisht një vend në grupet e Champions League për sezonin e ri. Valencia me 47 pikë ndodhet në pozitën e tetë.
VIDEO/ Ter Stegen dështon të kopjojë Neuer, gafa e portierit për pak i kushtoi Barcelonës
Barcelona fitoi 4-2 me përmbysje kundër Valencias në La Liga, teksa gafa e portierit ter Stegen ka bërë xhiron në media. Në minutën e 27, portieri i Barçës kërkoi të kalonte me stil kundërshtarin, duke dështuar dhe pësuar golin e barazimit 1-1.
Gjermani kërkoi të kopjonte lëvizjen e Neuer, shokut të tij te Gjermania që e ka bërë më parë driblimin duke e kaluar topin sipër lojtarit me finesë. Epo ter Stegen do duhet të bëjë më shumë praktikë.