GOLAT/ Liverpool pa rivalë, fiton kundër Wolves dhe ruan diferencën në krye të PL! Tottenham e mposht dhe parakalon Man. United

GOLAT/ Liverpool pa rivalë, fiton kundër Wolves dhe ruan diferencën në krye të PL! Tottenham e mposht dhe parakalon Man. United

Liverpool 2-1 Wolves

ANGLIPremier League e futbollit në Angli mbylli raundin e 25-të. Këtë të dielë te fitorja doli Liverpool që mposhti 2-1 Wolves dhe mbetet në krye të renditjes i shkëputur nga Arsenali. Në Londër Tottenhami vendas mposhti 1-0 Manchester United duke e parakaluar në renditje.

Në "Anfield" vendasit e Liverpool fituan 2-1 kundër Wolves dhe vijojnë të kryesojnë Premier League me shtatë pikë më shumë se ndjekësit e Arsenal, pas 25 ndeshjeve të luajtura këtë sezon. Djemtë e Arne Slot zhbllokuan ndeshjen me Luiz Diaz pas 15 minutave lojë, ndërsa Salah nga penalltia u kujdes që të shënonte golin e dytë tetë minuta nga fundi i pjesës së parë. Për egjiptianin ky ishte goli i 28 sezonal, teksa ka asistuar edhe 19 herë në të gjitha kompeticionet (35 ndeshje). Megjithëse për "Ujqërit" Cunha shkurtoi me një supergol në të 67 minutë, tri pikët shkuan për vendasit. 

Në Londër Tottenhami fitoi 1-0 kundër Manchester United dhe lë "Djajtë e Kuq" në pozitën e 15-të pas dy humbjeve radhazi. Sfida nisi me kujdesin e dy skuadrave për mos pësuar, por në minutën e 13-të ishte Maddison që shënoi golin e vetëm të ndeshjes. Megjithë përpjekjen miqtë nuk mundën të barazonin dhe pësojnë humbjen e 12-të këtë sezon.

Premier League, raundi 25:

E diel, 16 shkurt 2025

15:00 Liverpool 2-1 Wolves

17:30 Tottenham 1-0 Manchester United

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:30
VIDEO/ Tottenhami 'fundos' Man. United, një gol vendos ndeshjen në Londër

Në Londër Tottenhami fitoi 1-0 kundër Manchester United dhe lë "Djajtë e Kuq" në pozitën e 15-të pas dy humbjeve radhazi. Sfida nisi me kujdesin e dy skuadrave për mos pësuar, por në minutën e 13-të ishte Maddison që shënoi golin e vetëm të ndeshjes. Megjithë përpjekjen miqtë nuk mundën të barazonin dhe pësojnë humbjen e 12-të këtë sezon. Spurs me 30 pikë parakalojnë dhe ngjten në vendin e 12-të, ndërsa United me një pikë më pak gjendet tre pozita më pas.

Ora 17:09
VIDEO/ Liverpool 'kafshon' 2-1 Wolvesin dhe prin +7 nga ndjekësit

Në "Anfield" vendasit e Liverpool fituan 2-1 kundër Wolves dhe vijojnë të kryesojnë Premier League me shtatë pikë më shumë se ndjekësit e Arsenal, pas 25 ndeshjeve të luajtura këtë sezon. Djemtë e Arne Slot zhbllokuan ndeshjen me Luiz Diaz pas 15 minutave lojë, ndërsa Salah nga penalltia u kujdes që të shënonte golin e dytë tetë minuta nga fundi i pjesës së parë. Për egjiptianin ky ishte goli i 28 sezonal, teksa ka asistuar edhe 19 herë në të gjitha kompeticionet (35 ndeshje). Megjithëse për "Ujqërit" Cunha shkurtoi me një supergol në të 67 minutë, tri pikët shkuan për vendasit. Wolves me 19 pikë mbetet në vendin e 17-të dhe rrezikon seriozisht mbijetesën, teksa në pesë ndeshjet e fundit ka katër humbje dhe një fitore.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 20 Mars, 10:18

    Nisin kualifikueset e Botërorit, si del Angli-Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

‘Tradhtarë, mosmirënjohës’ / Rama nga Njësia 2 tregon të pathënat kur kandidoi për herë të parë në parti: Mora vetëm 40 vota, dy vite isha ‘black out’

‘Tradhtarë, mosmirënjohës’ / Rama nga Njësia 2 tregon të pathënat kur kandidoi për herë të parë në parti: Mora vetëm 40 vota, dy vite isha ‘black out’