Një super fitore me plot 7 gola dhe Liverpool rikthehen në lojë për ‘Champions’. Ekipi i Klopp zhvilloi një paraqitje fantastike duke e shkatërruar Manchester United me plot 7 gola. Ndeshja ishte e velfshme për javën e 26-të në Premierligë. Duke marrë parasysh formën e skuadrave këtë sezon, nuk pritej që “Të Kuqtë” të triumfonin me një spektakël golash.
Seria e golave u hap nga Cody Gakpo, i cili shënoi në minutën e 43-të. Me rezultat minimal u mbyll pjesa e parë, por vendasit shpërthyen në pjesën e dytë. Pjesa e dytë do niste në mënyrë spektakolare për The Reds që gjetën rrugë ne rrjetës edhe dy herë të tjera me Nunez dhe Gakpo.
Mohamed Salah e shënoi në minutën e 66-të golin e katërt për Liverpoolin. Nunez u shfaq sërish në skenë në minutën e 75-të për të realizuar golin e dytë personal. E golin e dytë personal e shënoi edhe Salah, në minutën e 83-të.
Kjo fitore spektakolare u vulos në minutën e 88-të, me golin e shënuar nga Robert Firmino. Liverpooli pas kësaj fitore ka 42 pikë dhe renditet në pozitën e pestë në tabelë. Manchester United mbetet me 49 pikë në pozitën e tretë.