GOLAT/ Myrto Uzuni rrëzohet nga La Liga, Real Madrid fiton 0-4! Mallorca mposht Las Palmasin, Bilbao befasohet në shtëpi

Festa e Mallorcas dhe Myrto Uzuni

La Liga e futbollit spanjoll është në raundin e 35-të. Kjo javë nisi me fitoren 1-0 të Mallorcas kundër Las Palmas. Ky sukses i ishullorëve bën që Granada zyrtarisht të rrëzohet nga elita e futbollit spanjoll. Ndërkohë Granada u mposht 0-4 nga Real Madrid.

Në Palma de Mallorca, vendasit e Mallorcas fituan 1-0 kundër Las Palmas. Në këtë duel për 83 minuta në fushë ishte edhe Vedat Muriqi. Suksesi i ishullorëve bën që Granada zyrtarisht të rrëzohet nga elita e futbollit spanjoll, ndërkohë që Mallorcas i duhen edhe dy pikë për të siguruar mbjetesën, nëse Cadiz fiton nesër me Getafen. Goli i Gonzales në minutën e 29-të i dha tri pikë "Piratëve", me Las Palmas që ka pesë ndeshje pa pikë.

Në "Los Carmenes" Granada u mposht 0-4 nga Real Madrid. Vendasit e Myrto Uzunit u futën pa motiv në fushë, paçka se përballë ishte një ndër ekipet më të mira në botë. Pak orë para ndeshjes, Granada u rrëzua zyrtarisht në La Liga 2 dhe sezonin e ri nuk do jetë pjesë e elitës së futbollit spanjoll. Myrto Uzuni luajti për 81 minuta, teksa për Realin shënuan Garcia, Arda Guler (3 gola këtë sezon) dhe Diaz me dopietë. Real Madrid një javë më parë u zyrtarizua kampion, teksa shkon me 90 pikë në krye të La Ligas.

La Liga, raundi 35:

14:00 Mallorca 1-0 Las Palmas

16:15 Villareal 3-2 Sevilla

18:30 Granada 0-4 Real Madrid

21:00 Ath. Bilbao 2-2 Osasuna

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:23
VIDEO/ Granada 0-4 Real Madrid, Myrto Uzuni rrëzohet nga elita spanjolle! Guler shënon për 'Galaktikët'

Në "Los Carmenes" Granada u mposht 0-4 nga Real Madrid. Vendasit e Myrto Uzunit u futën pa motiv në fushë, paçka se përballë ishte një ndër ekipet më të mira në botë. Pak orë para ndeshjes, Granada u rrëzua zyrtarisht në La Liga 2 dhe sezonin e ri nuk do jetë pjesë e elitës së futbollit spanjoll. Myrto Uzuni luajti për 81 minuta, teksa për Realin shënuan Garcia, Arda Guler (3 gola këtë sezon) dhe Diaz me dopietë. Real Madrid një javë më parë u zyrtarizua kampion, teksa shkon me 90 pikë në krye të La Ligas.

Ora 16:41
VIDEO/ Mallorca fiton 1-0 kundër Las Palmas, Muriqi 'rrëzon' Uzunin nga kategoria

Në Palma de Mallorca, vendasit e Mallorcas fituan 1-0 kundër Las Palmas. Në këtë duel për 83 minuta në fushë ishte edhe Vedat Muriqi. Suksesi i ishullorëve bën që Granada zyrtarisht të rrëzohet nga elita e futbollit spanjoll, ndërkohë që Mallorcas i duhen edhe dy pikë për të siguruar mbjetesën, nëse Cadiz fiton nesër me Getafen. Goli i Gonzales në minutën e 29-të i dha tri pikë "Piratëve", me Las Palmas që ka pesë ndeshje pa pikë.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?

×

Lajmi i fundit

Pheniani: Aleanca mes SHBA, Koresë së Jugut dhe Japonisë 'variant aziatik i NATO-s'