Gola, spektakël, frikë dhe shi, kështu mund të përshkruhet fitorja 4-5 e Manchester Cityt në Londër kundër Fulham, sfidë kjo e vlefshme për raundin e 14-të të Premier League.
Mbrëmjen e të martës, nën rebeshin e Londrës vendasit e Fulham mund të dilnin me një pikë, por 'Qytetarët' shmangën turpin. Djemtë e Pep Guardiolës e nisën ndeshjen shpejt, por Haaland u ndal nga shtylla. Më pas norvegjezi nuk gaboi dhe shënoi golin e parë në minutën e 17-të. Sërish City e dërgoi rezultatin në 0-3 me golat e Reijnders dhe Foden. Në fundin e pjesës së parë Smith Rowe shkurtoi shifrat për 1-3.
Në fraksionin e dytë sërish City gjeti edhe dy gola të tjerë me Foden dhe autogolin e Berge, për rezultatin 1-5. Kur u duk se sfida ishte e mbyllur, Iwobi dhe dy herë Chukwueze e dërguan rezultatin në 4-5 dhe 12 minutat e mbetura të sfidës ishin për ata me zemër të fortë.
Në fund City fitoi 4-5, por Fulham u kujdes që të ngushtonte rezultatin dhe të mbetej në lojë deri në sekondën e fundit. Pas javës së 14-të, City me 28 pikë mbetet në pozitën e dytë, ndërsa Fulham me 17 pikë në vendin e 15-të të klasifikimit.
Komente








