Premier League në Angli është në javën e pestë. Këtë të shtunë u zhvilluan shtatë duele, teksa bie në sy humbja 1-3 e Manchester United në shtëpi kundër Brighton. Për miqtë shënuan Uelbeck, Gross dhe Joao Pedro, ndërsa golin e flamurit te United e shënoi Mejbri në të 73 minutë.
Nga ana tjetër, Manchester City fitoi 1-3 në udhëtim kundër Uest Ham. "Çekanët" nuk e mbajtë dot avantazhin, teksa zhbllokuan ndeshjen me Uard-Prouse në të 36 minutë. Në pjesën e dytë djemtë e Guardiolës përmbysën me Doku, Silva dhe Haaland.
Edhe Liverpool bëri detyrën në transfertë, duke fituar 1-3 kundër Uolves me përmbysje. "Ujqërit" shënuan me Hee-Chan, ndërsa të kuqtë kthyen rezultatin me Gakpo, Robertson dhe autogolin e Bueno. Fitore edhe për Newcastle, që iu fal golit të Wilson në të 64 minutë, për të fituar 1-0 kundër Brentford dhe marrë tri pikët.

Ndeshja më dramatike u luajt në Londër, aty ku Tottenham fitoi 2-1 kundër Sheffield United. Miqtë ishin në avantazh me golin e Hamer në të 73 minutë, para se Spurs të shënonte me Richarlison në të 90+8 dhe Kulusevski në 90+10 për përmbysjen e madhe. Fitore për Fulham 1-0 kundër Luton, teksa tri pikë edhe për Aston Villan që mundi 3-1 Crystal Palace.
Rezultatet:
Renditja:
Komente

