LONDËR - Manchester United fitoi 1-2 kundër rivalëve të Manchester Cityt në finale dhe sigurojnë trofeun e FA Cup për herë të 13-të në historinë e klubit.
"Wembley" u vesh i kuq pasditen e së shtunës, me djemtë e Erik ten Hag që dolën me kokën lart pas 90 minutave. "Djajtë e Kuq" u imponuan dhe e mbyllën pjesën e parë me dy gola epërsi, pas realizimeve të Garnacho dhe të riut Mainoo në minutat 30-të dhe 39-të.
"Qytetarët" e Guardiolës u munduan të reagonin, por goli i vetëm për kampionët në fuqi të Premier League erdhi vetëm në minutën e 87 nga Doku, që në fund shërbeu sa për statistika.
Man. United e mbyll sezonin me një trofe, kjo pas një paraqitje të dobët dhe vendit të tetë në Premier League, duke mos siguruar as një vend në Kupat e Evropës nga kampionati. Sigurimi i trofeut bën që United të meritojnë një vend në Evropë nga FA Cup.
Megjithë trofeun e siguruar, raportimet nga ishulli bëjnë me dije se United ka vendosur të largojë trajnerin ten Hag nga stoli i skuadrës.
Përpara ndeshjes në rrugët e kryeqytetit të Anglisë ka pasur një sherr të dhunshëm mes dy tifozerive.
Gjithçka nisi në një stacion autobusi mes dy burrave dhe në fund përfundoi në një sherr masiv që alarmoi policinë vetëm pak minuta se dueli të fillonte. Mediet në Angli nuk raportojnë për viktima.
VIDEO/ Frikë dhe panik në Londër, grushta mes ultrasve të United dhe Cityt
Përpara se Man. United të mposhtte 2-1 Man. Cityn në Londër për finalen e FA Cup, në rrugët e kryeqytetit të Anglisë ka pasur një sherr të dhunshëm mes dy tifozerive.
Gjithçka nisi në një stacion autobusi mes dy burrave dhe në fund përfundoi në një sherr masiv që alarmoi policinë vetëm pak minuta se dueli të fillonte. Mediet në Angli nuk raportojnë për viktima.