Premier League e futbollit në Angli zhvilloi të martën (1 prill) tre nga ndeshjet e javës së 30-të. Tri pikë për Arsenalin që vijon garën me Liverpoolin për titullin kampion në Angli, ndërsa Nottingham mposhti Man. United duke treguar se nuk janë më surprizë e sezonit. Sukses edhe për Wolves.

Në "Emirates" Arsenali u imponua dhe mposhti 2-1 Fulhamin në një nga derbit e Londrës. Djemtë e Artetas kaluan në epërsi me golin e Mikel Merinos pas 37 minutave lojë, ndërsa për dyfishimin mendoi Bukayo Saka në minutën e 73-të. Miqtë u kujtuan vonë dhe shkuartuan rezultatin në shtesën e katërt me golin e Rudrigo Muniz. Me 61 pikë Arsenali qëndron në vendin e dytë, nëntë pikë pas Liverpoolit kryesues që ka edhe një ndeshje më pak.

Në "City Ground" Nottingham Forest mposhti 1-0 Manchester United. Vendasit qëndrojnë në pozitën e tretë në Premier League dhe tregojnë se nuk janë më rastësorë këtë sezon, teksa United zhgënjen sërish. Ndeshja u vendos nga goli i një ish-i si Elanga. Tanimë historia nuk vlen dhe United mbetet në garë për zonën e ftohtë, ndërsa Nottingham duket se e ka një vend të sigurt në Evropë.

Premier League, raundi 30-të:

E martë, 01 prill 2025

20:45 Arsenal 2-1 Fulham

20:45 Wolves 1-0 West Ham

21:00 Nottingham 1-0 Manchester United

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:16
VIDEO/ Man. United është për turp, Nottingham e mund 1-0


Në "City Ground" Nottingham Forest mposhti 1-0 Manchester United. Vendasit qëndrojnë në pozitën e tretë në Premier League dhe tregojnë se nuk janë më rastësorë këtë sezon, teksa United zhgënjen sërish. Ndeshja u vendos nga goli i një ish-i si Elanga. Tanimë historia nuk vlen dhe United mbetet në garë për zonën e ftohtë, ndërsa Nottingham duket se e ka një vend të sigurt në Evropë.

Ora 09:15
VIDEO/ Arsenali bën detyrën, mposht 2-1 Fulhamin dhe ndjek Liverpoolin


Në "Emirates" Arsenali u imponua dhe mposhti 2-1 Fulhamin në një nga derbit e Londrës. Djemtë e Artetas kaluan në epërsi me golin e Mikel Merinos pas 37 minutave lojë, ndërsa për dyfishimin mendoi Bukayo Saka në minutën e 73-të. Miqtë u kujtuan vonë dhe shkuartuan rezultatin në shtesën e katërt me golin e Rudrigo Muniz. Me 61 pikë Arsenali qëndron në vendin e dytë, nëntë pikë pas Liverpoolit kryesues që ka edhe një ndeshje më pak.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?