Premier League e futbollit është në javën e gjashtë. Këtë të shtunë gjithçka u hap në orën 16:00 me tre duele. Manchester City fitoi 2-0 kundër Nottingham, teksa Luton dhe Wolves barazuan 1-1. Barazim pa gola mes Palace dhe Fulham. Në 21:00 Manchester United fitoi 0-1 kundër Burnley.

Në "Etihad Stadium" Manchester City fitoi 2-0 kundër Nottingham Forest për javën e gjashtë në Premier League. Dueli u zgjidh shpejtë nga djemtë e Guardiolës. "Qytetarët" shënuan pas shtatë minutave lojë me Foden dhe në ë 14 minutë ishte Haaland që e dërgoi rezultatin në 2-0. Norvegjezi në gjashtë javë ka shënuar tetë gola, duke hedhur kandidaturën për Topin e Artë. Pas kësaj jave, City vijon kryesimin me 18 pikë. Forest ka grumbulluar shtatë pikë.

Burnley humbi 0-1 në shtëpi nga Manchester United, për javën e gjashtë në Premier League. Dueli u vendos nga goli i Bruno Fernandes në minutën e 45-të. Asisti i Evans u shfrytëzua bukur nga portugezi, që fluturimthi mposhti Trafford. Pas suksesit United me nëntë pikë mban vendin e tetë.

Premier League - java 6 - e shtunë:

16:00

Crystal Palace 0-0 Fulham

Luton 1-1 Wolves (Morris 65' / Neto 50')

Manchester City 2-0 Nottingham (Foden 7', Haaland 14')

18:30 Brentford 1-3 Everton

21:00 Burnley 0-1 Man. United (Bruno Fernandes 45')

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:59
VIDEO/ Perla e Bruno Fernandes, Man. United merr tri pikë në transfertë

Burnley humbi 0-1 në shtëpi nga Manchester United, për javën e gjashtë në Premier League. Dueli u vendos nga goli i Bruno Fernandes në minutën e 45-të. Asisti i Evans u shfrytëzua bukur nga portugezi, që fluturimthi mposhti Trafford. Pas suksesit United me nëntë pikë mban vendin e tetë.

Ora 18:11
VIDEO/ Manchester City bën detyrën për kreun, Foden dhe Haaland nderojnë 'Qytetarët'