GOLAT/ Messi shkëlqen me tre gola dhe dy asiste, Argjentina shënon gjashtë herë dhe shkëputet në krye! Brazili me 'poker'

GOLAT/ Messi shkëlqen me tre gola dhe dy asiste, Argjentina shënon gjashtë herë dhe shkëputet në krye! Brazili me 'poker'

Lionel Messi

Kombëtaret e Amerikës Latine u thirrën në apel për ndeshjet e dhjeta kualifikuese në Kupën e Botës 2026.

Në Buenos Aires Argjentina shkërmoqi 6-0 Bolivinë në një ndeshje ku Lionel Messi tregoi se është "si vera". Tre gola dhe dy asiste nga "Pleshti" që në fushë nuk i tregon 37 vitet mbi supe.

Pas 19 minutash Leo zhbllokoi shifrat, teksa brenda pjesës së parë asistoi dy herë për Lautaron dhe Alvarez, me Albicelesten që e mbylli 3-0 pjesën e parë. Pjesa e dytë solli edhe tre gola të tjerë, fillimisht me Almada dhe më pas në minutat 84 dhe 86 Messi shënoi dy golat e tjerë.

Ndërkohë Brazili fitoi 4-0 me Perunë falë golave të Raphinha (dopietë), Pereira dhe Luiz Henrique.

Me 22 pikë Argjentina mban vendin e parë në renditjen e Amerikës Latine, ndjekur nga Kolumbia me 19 pikë, Uruguai dhe Brazili me 16 pikë dhe më pas ekipet e tjera. Bie në sy se pas dhjetë takimeve Kili mban vendin e fundit me pesë pikë dhe një paraqitje katastrofike.

Kualifikueset, Kupa e Botës 2026 - Zona e Amerikës Latine:

Paraguaj 2-1 Venezuela

Uruguai 0-0 Ekuador

Argjentina 6-0 Bolivia

Brazil 4-0 Peru

 

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

U dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin e Vlorës, ndërron jetë i burgosuri

U dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin e Vlorës, ndërron jetë i burgosuri