ANGLI - Premier League e futbollit në Angli nisi të premte me raundin e 35-të. Në stadiumin 'Elland Road' vendasit e Leeds United nuk e patën të vështirë dhe fituan 3-1 kundër Burnleyt. Miqtë zyrtarisht janë të rrëzuar nga elita e futbollit anglez, teksa pak ditë më parë shkarkuan edhe trajnerin Scott Parker. Për Burnleyn në këtë takim 14 minuta luajti edhe Armando Broja.
Leeds kaloi në epërsi pas tetë minutave lojë me golin e Anton Stach, për ta mbyllur pjesën e parë në epërsinë minimale. Në fraksionin e dytë Noah Okafor dhe më pas Dominic Calvert-Lewin trefishuan shifrat për vendasit. Burnley 'u zgjua' dhe shënoi me Loum Tchaouna në minutën e 71-të.
Trajneri Michael Jackson i miqve i dha 14 minuta lojë Armando Brojës, me sulmuesin e Kombëtares që nuk la shenjë në këtë duel. Pas kësaj sfide Leeds me 43 pikë ngjitet në vendin e 14-të duke u larguar nga zona e rrezikut. Ndërkohë Burnley me 20 pikë dhe pesë humbje radhazi mbetet në pozitën e parafundit, teksa zyrtarisht janë të rrëzuar nga Premier League dhe edicionin e ri do të rinisen nga Championshipi.
Komente






