Champions League zhvilloi këtë mbrëmje dy ndeshjet e para të kthimit në fazën çerekfinale. Pas 90 minutave, Real Madridi dhe Milani kanë marrë dy biletat e para dhe tanimë janë në mes katër skuadrave më të mira në Europë. Real Madridi fitoi 0-2 në Londër kundër Chelsea, teksa rezultati i përgjithshëm mes tyre është 4-0. Milani tregoi se fanella i peshon në Champions League, teksa barazoi 1-1 me Napolin, në "Diego Maradona". Me rezultatin e përgjithshëm 2-1, skuadra e Milanit kalon në gjysmëfinale, duke mos lënë Napolin të bëjë histori.
Në "Stamford Bridge", Chelsea humbi 0-2 me Real Madridin në ndeshjen e kthimit në fazën çerekfinale në Champions League. "Galaktikët" marrin fitoren e dytë kundër Bluve, duke marrë biletën për në gjysmëfinale. Dopieta e Rodrygo në minutat 58 dhe 80 vendosi ndeshjen, teksa pas dy dueleve rezultati i përgjithshëm mes dy skuadrave shënoi 4-0. Tanimë Real Madrid pret fituesin e çiftit Bayern Munich - Manchester City për të mësuar kundërshtarin në gjysmëfinale.
Në "Diego Armando Maradona", Napoli dhe Milan barazuan 1-1 në ndeshjen e kthimit në çerekfinalet e Champions League. Falë fitores 1-0 në ndeshjen e parë, Milani merr të drejtën për të luajtur në fazën gjysmëfianele pas 16 vitesh. Ndeshja nisi mirë për kuqezinjtë, që humbën penalltinë me Giroud në minutën e 22-të. Goli i parë i ndeshjes u shënua po nga Giroud në minutën e 43, pas asistit të Leao. Në minutën e 82 ishte Kvaratshelia që humbi penallti për Napolin, teksa Osimhen në të 90+3 shënoi golin e barazimit që shërbeu sa për statistika. Në fund Milani kalon më tej, teksa pret fituesin e Inter - Benfica për të mësuar kundërshtarin në fazën e radhës.

E kur shkon ky milan ne gjysem-finale qe nuk mund te mposht dot empolin
Përgjigju