GOLAT/ Juventusi mund 0-1 Fioren dhe ndjek Interin në krye të Serie A, Roma përmbys Leccen! Monza mund Veronën dhe sheh nga Evropa

Serie A e futbollit në Itali është në javën e 11-të. Këtë të diel gjithçka filloi në orën 12:30, me Monzën që fitoi 1-3 në Verona kundër vendasve dhe siguron tri pikë me vlerë, duke qenë në garë për zonën evropiane. Roma fitoi 2-1 me Leccen jo pa vështirësi, teksa te tri pikët doli edhe Juventusi që mundi 0-1 në udhëtim Fiorentinën dhe ndjek Interin në krye të Serie A.

Në stadiumin "Marc'Antonio Bentegodi", Verona vendase humbi 1-3 me Monzën, sfidë e vlefshme për raundin e 11-të në Serie A. Miqtë e Palladinos kaluan në avantazh me Colombon pas 41 minutave lojë, duke e mbyllur fraksionin e parë të ndeshjes në avantazh. Në pjesën e dytë ishte sërish Colombo që do shënonte golin e qetësisë në të 73 minutë, para se Caldirola në minutën e 84 të shënonte për 0-3. Në të 86 minutë ishte Folorunsho që shënoi golin e flamurit për vendasit. Me 16 pikë, Monza shkon në vendin e tetë, teksa Verona me tetë pikë mban pozitën e 17-të.

Në "Unipol Domus", Cagliari fitoi 2-1 kundër Genoas për javën e 11-të në Serie A. Sfida u vendos në pjesën e dytë, aty ku u shënuan edhe tre golat. Të parët në avantazh kaluan vendasit e Ranierit, me Viola që shënoi në minutën e 48-të. Vetëm tre minuta më vonë, Gudmundsson barazoi për miqtë. Duhej Zappa që pas asistit të Petagnas në minutën e 69 të kalonte në epërsi Cagliarin, gol që do rezultonte me vlerën e tri pikëve. Kështu Cagliari merr fitoren e dytë radhazi dhe me nëntë pikë shkon në pozitën e 17-të, duke dalë nga zona e ftohtë. Nga ana tjetër Genoa me 11 pikë qëndron në vendin e 15-të.

Dramë, spektakël dhe ndeshje për ata që i përballojnë emocionet e forta. Në "Olimpico" Roma fitoi 2-1 me përmbysje kundër Lecces për javën e 11-të në Serie A. Sfida do vendosej vetëm në shtesë, me djemtë e Mourinhos që bënë përmbysjen e madhe. Sfida nisi mirë për Romën, që humbi një penallti me Lukakun në minutën e pestë. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, për t'i lënë vendin një fraksioni të dytë të zjarrtë. Ishin puliezët që morën avantazhin me Almqvist në minutën e 72, duke shokuar vendasit. Kur u mendua se Roma do merre humbjen e pestë këtë sezon, Azmoun barazoi me kokë. Iraniani i datëlindjes 1995 shfrytëzoi bukur një asist të Zaleuskit dhe në 90+1 vendosi ekuilibrat për 1-1. Goli i dha besimin e duhur Romës, që shtoi presionin në sulm. Në 90+4 ishte Lukaku që përfitoi nga pasimi i Dybalas dhe me të majtë ndali sferën në rrjetën e Falcone për rezultatin final 2-1. Me 17 pikë Roma mban vendin e tetë, ndërsa Lecce me 13 pikë pozitën e 11-të.

"Zonja e Vjetër" duket se është në rrugë të mbarë dhe po i bën presion Interit për kreun e Serie A. Në "Artemio Franchi" të Firences, Juventusi fitoi 0-1 në udhëtim me Fiorentinën, për javën e 11 në Serie A. Ndeshja u zhbllokua shpejt nga bardhezinjtë, që kaluan në epërsi qysh në të 10 minutë me Fabio Mirettin. Një pasim i Kostic nga e majta e sulmit bëri që djaloshi i ri të mbposhtet Terracianon me një gjuajtje pa shumë pretendime. Në vijimin e lojës, Fiore nuk pati shënjestrën e duhur, teksa në një rast ishte Szczesney që ndali golin e sigurt. Me këtë sukses Juventusi shkon në kuotën e 26 pikëve për vendin e dytë, dy pikë më pak se Intëri kryesues. Me 17 pikë Fiore mban pozitën e tetë.

Serie A - java 11-të, e diel:

12:30 Verona 1-3 Monza

15:00 Cagliari 2-1 Genoa

18:00 Roma 2-1 Lecce

20:45 Fiorentina 0-1 Juventus

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:51
VIDEO/ Juventusi 'këmba-këmbës' Interit, bardhezinjtë fitojnë kundër Fiorentinës

"Zonja e Vjetër" duket se është në rrugë të mbarë dhe po i bën presion Interit për kreun e Serie A. Në "Artemio Franchi" të Firences, Juventusi fitoi 0-1 në udhëtim me Fiorentinën, për javën e 11 në Serie A. Ndeshja u zhbllokua shpejt nga bardhezinjtë, që kaluan në epërsi qysh në të 10 minutë me Fabio Mirettin. Një pasim i Kostic nga e majta e sulmit bëri që djaloshi i ri të mbposhtet Terracianon me një gjuajtje pa shumë pretendime. Në vijimin e lojës, Fiore nuk pati shënjestrën e duhur, teksa në një rast ishte Szczesney që ndali golin e sigurt. Me këtë sukses Juventusi shkon në kuotën e 26 pikëve për vendin e dytë, dy pikë më pak se Intëri kryesues. Me 17 pikë Fiore mban pozitën e tetë.

Ora 20:08
Dy gola në shtesë, Roma përmbys 2-1 Leccen 'në frymën e fundit'! Lukaku bën heroin (VIDEO)

Dramë, spektakël dhe ndeshje për ata që i përballojnë emocionet e forta. Në "Olimpico" Roma fitoi 2-1 me përmbysje kundër Lecces për javën e 11-të në Serie A. Sfida do vendosej vetëm në shtesë, me djemtë e Mourinhos që bënë përmbysjen e madhe. Sfida nisi mirë për Romën, që humbi një penallti me Lukakun në minutën e pestë. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, për t'i lënë vendin një fraksioni të dytë të zjarrtë. Ishin puliezët që morën avantazhin me Almqvist në minutën e 72, duke shokuar vendasit. Kur u mendua se Roma do merre humbjen e pestë këtë sezon, Azmoun barazoi me kokë. Iraniani i datëlindjes 1995 shfrytëzoi bukur një asist të Zaleuskit dhe në 90+1 vendosi ekuilibrat për 1-1. Goli i dha besimin e duhur Romës, që shtoi presionin në sulm. Në 90+4 ishte Lukaku që përfitoi nga pasimi i Dybalas dhe me të majtë ndali sferën në rrjetën e Falcone për rezultatin final 2-1. Me 17 pikë Roma mban vendin e tetë, ndërsa Lecce me 13 pikë pozitën e 11-të.

Ora 18:41
Përmbytjet në Toskanë, merret vendimi për Fiorentina - Juventus

Fiorentina dhe Juventusi do luhet rregullisht këtë të diel në orën 20:45, sfidë e vlefshme për javën e 11 në Serie A. Rajoni i Toskanës dhe zonat përreth prej ditësh janë goditur nga një stuhi dhe shumë zona janë ende nën ujë, teksa ka pasur edhe viktima.

Tifozët ultras së Fiores nuk do jenë në stadium, si shenjë solidarizimi me viktimat, teksa kundër për zhvillimin e ndeshjes ishte edhe Guvernatori Eugenio Gani, që e mbështeti vendimin te viktimat.

Nga ana tjetër, kryebashkiaku i Firenzes, Dario Nardella theksoi se një vendim i tillë i takon Ligës së Futbollit, me kushtet që janë për lojë. Edhe Departamenti i Sigurisë Sportive ka dhënë miratimin që ndeshja të luhet, teksa nuk ka asnjë arsye për anullimin e saj.

Ora 18:10
VIDEO/ Dy fitore radhazi, Cagliari mund 2-1 Genoan dhe del nga zona e ftohtë

Në "Unipol Domus", Cagliari fitoi 2-1 kundër Genoas për javën e 11-të në Serie A. Sfida u vendos në pjesën e dytë, aty ku u shënuan edhe tre golat. Të parët në avantazh kaluan vendasit e Ranierit, me Viola që shënoi në minutën e 48-të. Vetëm tre minuta më vonë, Gudmundsson barazoi për miqtë. Duhej Zappa që pas asistit të Petagnas në minutën e 69 të kalonte në epërsi Cagliarin, gol që do rezultonte me vlerën e tri pikëve. Kështu Cagliari merr fitoren e dytë radhazi dhe me nëntë pikë shkon në pozitën e 17-të, duke dalë nga zona e ftohtë. Nga ana tjetër Genoa me 11 pikë qëndron në vendin e 15-të.

Ora 16:02
Monza me hap Evrope, mund 1-3 Veronën në 'Bentegodi' (VIDEO)

Në stadiumin "Marc'Antonio Bentegodi", Verona vendase humbi 1-3 me Monzën, sfidë e vlefshme për raundin e 11-të në Serie A. Miqtë e Palladinos kaluan në avantazh me Colombon pas 41 minutave lojë, duke e mbyllur fraksionin e parë të ndeshjes në avantazh. Në pjesën e dytë ishte sërish Colombo që do shënonte golin e qetësisë në të 73 minutë, para se Caldirola në minutën e 84 të shënonte për 0-3. Në të 86 minutë ishte Folorunsho që shënoi golin e flamurit për vendasit. Me 16 pikë, Monza shkon në vendin e tetë, teksa Verona me tetë pikë mban pozitën e 17-të.

S.Dh/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?

×

Lajmi i fundit

Biden autorizoi Ukrainën për përdorimin e raketave me rreze të gjatë veprimi, NYT: Frikë nga përgjigja e Putinit