GOLAT/ Milani 'pa busull' në Champions League, Newcastle turpëron PSG-në! Man. City mrekullohet nga Alvarez, Lazio fiton 'in-extremis'! Shënon Arbnor Muja

Champions League vijoi këtë të mërkurë me ndeshjet e dyta në grupe. Duke nisur nga ora 18:45, Antwerpi vendas humbi 2-3 me Shakhtar Donetsk, edhe pse për vendasit shënoi Arbnor Muja. Në Madrid, Atletico fitoi 3-2 me vështirësi kundër Feyenoord. Në 21:00 u luajtën gjashtë sfida. Ra në sy barazimi 0-0 i Dortmundit me Milanin, ndërsa Lazio fitoi në sekondat e fundit 1-2 me Celtic në Skoci.

Në Beograd, Crvena barazoi 2-2 me Young Boys, ndërsa Porto nuk i bëri ballë Barçës, me katalanasit që fituan 0-1. Newcastle ishte surpriza e mbrëmjes, teksa fitoi 4-1 me PSG-në. Manchester City nuk zhgënjeu dhe fitoi 1-3 me Leipzig.

Manchester City fitoi 1-3 në transfertë me RB Leipzig për raundin e dytë në grupin G të Champions League. "Qytetarët" janë kampionët në fuqi të këtij kompeticioni, ndërsa kaluan në avantazh me Foden pas 25 minutave lojë, para se Openda të barazonte ndeshjen në pjesën e dytë. Djemtë e Guardiolës nuk u dorëzuan dhe shënuan me Julian Alvarez në minutën e 84. Kampioni i botës mrekulloi me një goditje të ëmbël, teksa Doku në 90+2 shënoi për 1-3. Me dy fitore pas po kaq ndeshjeve, City prin grupin me gjashtë pikë, teksa Leipzig mbetet me tre pikë në vendin e dytë.

Në "do Dragao" Porto vendase humbi 0-1 me Barcelonën për grupin H të Champions League. Ndeshja u vendos nga goli i Ferran Torres në minutën e 45+1 të ndeshjes. Asisti i Gundogan u shfrytëzua mirë nga sulmuesi, që nuk gaboi përballë portierit. Pjesa e dytë ishte e luftuar, ndërsa në fund Gavi doli me karton të kuq te miqtë. Pas kësaj fitoreje, Barça me gjashtë pikë është në krye të grupit, ndjekur nga Porto dhe Shakhtar me tre pikë.

Në stadiumin "Metropolitan", Atletico Madrid fitoi 3-2 kundër Feyenoord-it për ndeshjen e dytë në grupin E të Champions League. Vendasit e Simeones e nisën ndeshjen keq, me Hermoson që shënoi në portën e tij pas shtatë minutash. Më pas Atletico shënoi me Moratën, para se Hancko të gjente golin te holandezët. Në fund (45+4), ishte Griezmann që shënoi për 2-2. Duhej minuta e 47-të e pjesës së dytë që Morata të shënonte për 3-2, për t'i dhënë tri pikë të tijve. Me këtë sukses  Atletico shkon në kuotën e katër pikëve për vendin e parë në grup, teksa Feyenoord me tre pikë mban vendin e dytë momental.

Arbnor Muja s'i mjaftoi Antwerpit, me skuadrën belege që humbi 2-3 kundër Shakhtar Donetsk për ndeshjen e dytë në grupin H të Champions League. Ndeshja nisi mirë për vendasit, me sulmuesin e kombëtares shqiptare që shënoi për 1-0 pas vetëm tre minutave lojë. Anësori uli kundërshtarin në tokë dhe me një të majtë të bukur gjeti golin e parë në këtë kompeticion. Edhe pse Balikuisha shënoi për 2-0, në pjesën e dytë skuadra ukrainase shënoi tre gola dhe përmbysi gjithçka me Sikan (dopietë) dhe Rakitskyi. Për t'u përmendur edhe humbja e penalltisë te vendasit nga Alderueired në minutën e 90+7. Shakhtar me tre pikë shkon në vendin e tretë, ndërsa belgët mbeten me zero pikë.

Champions League - e mërkurë - raundi 2:

18:45

Antwerp 2-3 Shakhtar Donetsk (Muja 3', Balikwisha 33' / Sikan 48', 76', Rakitskyi 71')

Atletico Madrid 3-2 Feyenoord (Morata 12', 47', Griezmann 45+4' / Hermoso 7' (og), Hancko 34')

21:00

Celtic 1-2 Lazio (Furuhashi 12' / Vecino 29', Pedro 90+5')

Crvena Zvezda 2-2 Young Boys (Ndiaye 37', Bukari 88' / Ugrinic 48', Itten 60')

Dortmund 0-0 Milan

Porto 0-1 Barcelona (F. Torres 45+1')

Newcastle 4-1 PSG (Almiron 17', Burn 39', Longstaff 50', Schar 90+1' / Hernandez 56')

RB Leipzig 1-3 Manchester City (Openda 48' / Foden 25', Alvarez 84', Doku 90+2')

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:57
VIDEO/ Një gol për tri pikë, Barcelona fiton kundër Portos në 'do Dragao'

Në "do Dragao" Porto vendase humbi 0-1 me Barcelonën për grupin H të Champions League. Ndeshja u vendos nga goli i Ferran Torres në minutën e 45+1 të ndeshjes. Asisti i Gundogan u shfrytëzua mirë nga sulmuesi, që nuk gaboi përballë portierit. Pjesa e dytë ishte e luftuar, ndërsa në fund Gavi doli me karton të kuq te miqtë. Pas kësaj fitoreje, Barça me gjashtë pikë është në krye të grupit, ndjekur nga Porto dhe Shakhtar me tre pikë.

Ora 22:55
Manchester City është 'makineri' perfekte, Alvarez i tregon klasin botës! Leipzig s'i bën ballë (VIDEO)

Manchester City fitoi 1-3 në transfertë me RB Leipzig për raundin e dytë në grupin G të Champions League. "Qytetarët" janë kampionët në fuqi të këtij kompeticioni, ndërsa kaluan në avantazh me Foden pas 25 minutave lojë, para se Openda të barazonte ndeshjen në pjesën e dytë. Djemtë e Guardiolës nuk u dorëzuan dhe shënuan me Julian Alvarez në minutën e 84. Kampioni i botës mrekulloi me një goditje të ëmbël, teksa Doku në 90+2 shënoi për 1-3. Me dy fitore pas po kaq ndeshjeve, City prin grupin me gjashtë pikë, teksa Leipzig mbetet me tre pikë në vendin e dytë.

Ora 20:58
VIDEO/ Arbnor Muja shënon në Champions, Shakhtar përmbys belgët! Antwerp gabon penallti në limite

Arbnor Muja s'i mjaftoi Antwerpit, me skuadrën belege që humbi 2-3 kundër Shakhtar Donetsk për ndeshjen e dytë në grupin H të Champions League. Ndeshja nisi mirë për vendasit, me sulmuesin e kombëtares shqiptare që shënoi për 1-0 pas vetëm tre minutave lojë. Anësori uli kundërshtarin në tokë dhe me një të majtë të bukur gjeti golin e parë në këtë kompeticion. Edhe pse Balikuisha shënoi për 2-0, në pjesën e dytë skuadra ukrainase shënoi tre gola dhe përmbysi gjithçka me Sikan (dopietë) dhe Rakitskyi. Për t'u përmendur edhe humbja e penalltisë te vendasit nga Alderueired në minutën e 90+7. Shakhtar me tre pikë shkon në vendin e tretë, ndërsa belgët mbeten me zero pikë.

Ora 20:56
Ndeshje e 'çmendur' me pesë gola, Morata dërgon Atleticon te suksesi në Ligën e Kampioneve (VIDEO)

Në stadiumin "Metropolitan", Atletico Madrid fitoi 3-2 kundër Feyenoord-it për ndeshjen e dytë në grupin E të Champions League. Vendasit e Simeones e nisën ndeshjen keq, me Hermoson që shënoi në portën e tij pas shtatë minutash. Më pas Atletico shënoi me Moratën, para se Hancko të gjente golin te holandezët. Në fund (45+4), ishte Griezmann që shënoi për 2-2. Duhej minuta e 47-të e pjesës së dytë që Morata të shënonte për 3-2, për t'i dhënë tri pikë të tijve. Me këtë sukses  Atletico shkon në kuotën e katër pikëve për vendin e parë në grup, teksa Feyenoord me tre pikë mban vendin e dytë momental.

S.Dh/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?

×

Lajmi i fundit

Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Publikohet deklarata e përbashkët, ja çfarë u diskutua në Bruksel