GOLAT/ Napoli bën dhurata, Fiorentina fiton me Udinesen! Roma i largohet Evropës, Juventusi merr tri pikë

GOLAT/ Napoli bën dhurata, Fiorentina fiton me Udinesen! Roma i largohet Evropës, Juventusi merr tri pikë

Dëshpërimi i Abraham te Roma

Serie A e futbollit në Itali është në javën e 35-të. Në mesditë, Verona humbi 0-1 me Torinon, ndërsa Fiorentina fitoi 2-0 me Udinesen. Në Monza, vendasit fituan 2-0 me kampionët e Serie A, Napolin. Duket se sigurimi i trofeut ka bërë që napoletanët të bëjnë dhurata në kampionat. Roma barazoi 0-0 me Bolognan në transfertë. Në Torino, Juve fitoi 2-0 me Cremonesen.

Në stadiumin "Brianteo", Monza fitoi 2-0 me Napolin për javën e 35-të në Serie A. Pas titullit kampion në kampionat, të kaltrit filluan të bëjnë dhurata duke humbur një ndeshje jo shumë të luftuar. Ndeshja u hap nga Dany Mota në minutën e 18-të, teksa Petagna në të 53 minutë dyfishoi. Me 49 pikë, Monza shkon në vendin e nëntë.

Në "Artemio Franchi", Fiorentina fitoi 2-0 me Udinesen për javën e 35-të në Serie A. Djemtë e Italianos shënuan qysh në të shtatën minutë me Castrovilin, ndërsa në minutën e fundit të ndeshjes ishte Bonaventura që dyfishoi. Me 49 pikë Fiore shkon në vendin e tetë, teksa Udinese me 46 pikë mbetet në vendin e 12-të.

Juventusi fitoi 2-0 me Cremonesen për javën e 35-të në Serie A. Veç tri pikëve, situata nuk ka qenë e mirë për Pogba, që la fushën i dëmtuar në të 24 minutë dhe në vendin e tij u fut Milik. Goli i parë i ndeshjes u shënua nga Fagioli në minutën e 55-të, pas asistit të Chiesa-s. Në të 79 minutë ishte Bremer që dyfishoi për 2-0. Me 69 pikë, bardhezinjtë mbajnë vendin e dytë, tre më shumë se Interi dhe katër më shumë se Lazio e vendit të katërt.

Serie A - java 35:

Verona 0-1 Torino

Fiorentina 2-0 Udinese

Monza 2-0 Napoli

18:00 Bologna 0-0 Roma

20:45 Juventus 2-0 Cremonese

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:40
VIDEO/ Fitorja e tretë radhazi, Juventusi 'blindon' vendin e dytë në Serie A

Juventusi fitoi 2-0 me Cremonesen për javën e 35-të në Serie A. Veç tri pikëve, situata nuk ka qenë e mirë për Pogba, që la fushën i dëmtuar në të 24 minutë dhe në vendin e tij u fut Milik. Goli i parë i ndeshjes u shënua nga Fagioli në minutën e 55-të, pas asistit të Chiesa-s. Në të 79 minutë ishte Bremer që dyfishoi për 2-0. Me 69 pikë, bardhezinjtë mbajnë vendin e dytë, tre më shumë se Interi dhe katër më shumë se Lazio e vendit të katërt.

Ora 21:33
Dramë për Pogba, mesfushori i Juventusit del nga fusha me lot në sy


Juventusi dhe Cremonese po luajnë për javën e 35-të në Serie A. Për herë të parë këtë sezon, Paul Pogba e nisi këtë duel nga minuta e parë. Francezi nuk ka pasur fat, teksa ka pësuar një lëndim në gju, gjë që ka sjellë edhe daljen e tij në minutën e 24 të ndeshjes, duke u zëvendësuar nga Milik. Pogba u pa me lot në sy, teksa do të kryhen të gjitha testet e nevojshme për të përcaktuar shkallën e dëmtimit dhe kohën e rikuperimit.

Ora 17:25
Fiorentina bën detyrën, mund Udinesen në Firenze (VIDEO)


Në "Artemio Franchi", Fiorentina fitoi 2-0 me Udinesen për javën e 35-të në Serie A. Djemtë e Italianos shënuan qysh në të shtatën minutë me Castrovilin, ndërsa në minutën e fundit të ndeshjes ishte Bonaventura që dyfishoi. Me 49 pikë Fiore shkon në vendin e tetë, teksa Udinese me 46 pikë mbetet në vendin e 12-të.

Ora 17:23
VIDEO/ Napoli 'dehet' nga titulli, Monza e mund me 2 gola

Në stadiumin "Brianteo", Monza fitoi 2-0 me Napolin për javën e 35-të në Serie A. Pas titullit kampion në kampionat, të kaltrit filluan të bëjnë dhurata duke humbur një ndeshje jo shumë të luftuar. Ndeshja u hap nga Dany Mota në minutën e 18-të, teksa Petagna në të 53 minutë dyfishoi. Me 49 pikë, Monza shkon në vendin e nëntë.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Ekonomia gjermane ende nuk po merr vrull

Ekonomia gjermane ende nuk po merr vrull