Serie A e futbollit në Itali është në javën e 11-të. Këtë të shtunë në program ishin tre duele, ndërsa gjithçka nisi në 15:00 me fitoren 0-2 të Napolit në transfertë kundër Salernitanës. Në 18:00 Atalanta humbi 1-2 me Interin dhe në 20:45 Milani humbi 0-1 me Udinesen.
Në stadiumin "Arechi" në Salerno, vendasit e Salernitanës humbën 0-2 me Napolin. Miqtë e Garcias u rikthyen te suksesi pas barazimit 2-2 me Milanin një javë më parë dhe prekin zonën Champions. Nga ana tjetër, Salernitana e Pippo Inzaghit ende nuk e ka siguruar fitoren e parë këtë sezon, duke u gjendur me vetëm katër pikë në fundin e renditjes. Golat në këtë sfidë u shënuan nga Raspadori në minutën e 13-të dhe nga Elmas në minutën e 82-të. Me 21 pikë Napoli shkon në vendin e katërt.
Në "Geuiss" të Bergamos, Atalanta vendase humbi 1-2 me Interin. Miqtë e Inzaghit vuajtën, por në fund dolën me pikë të plota nga një transfertë e vështirë, duke bërë që edhe këtë javë të jenë në krye të renditjes. U desh minuta e 40-të e ndeshjes që Calhanoglu të tregohej i saktë nga 11 metra, për t'i dhënë epërsinë miqve. Në pjesën e dytë perla e Martinez në të 57 minutë i dha qetësinë Interit, para se Scamacca në të 61' të rihapte gjithçka. Edhe pse në fushë u fut Muriel, Atalanta me rastet e krijuara nuk ia doli të shënonte golin e barazimit. Te Inter në minutën e 86-të u fut edhe Asllani, që zuri vendin e Calhanoglu. Me 28 pikë, Interi kryeson renditjen, ndjekur nga Juventus me 23. Atalanta me 19 pikë qëndron në vendin e pestë.
Milan humbi 0-1 me Udinesen në "San Siro", me ndeshjen që vlente për raundin e 11-të në Serie A. Kuqezinjtë e Stefano Piolit janë në krizë, pasi kanë tre ndeshje që nuk fitojnë, duke parë që rivalët për titull të shkëputen. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa duhej minuta e 61 që ish-juventini Roberto Pereyra të shënonte golin me vlerën e tri pikëve nga penalltia. Me 10 pikë, Udine ngjitet në vendin e 16-të, teksa Milan me 22 pikë qëndron në vendin e tretë, gjashtë më pak se kryesuesit e Inter.
Serie A - java 11-të:
15:00 Salernitana 0-2 Napoli
18:00 Atalanta 1-2 Inter
20:45 Milan 0-1 Udinese
Renditja: