Në stadiumin "Arechi" në Salerno, vendasit e Salernitanës humbën 0-2 me Napolin. Miqtë e Garcias u rikthyen te suksesi pas barazimit 2-2 me Milanin një javë më parë dhe prekin zonën Champions. Nga ana tjetër, Salernitana e Pippo Inzaghit ende nuk e ka siguruar fitoren e parë këtë sezon, duke u gjendur me vetëm katër pikë në fundin e renditjes. Golat në këtë sfidë u shënuan nga Raspadori në minutën e 13-të dhe nga Elmas në minutën e 82-të. Me 21 pikë Napoli shkon në vendin e katërt.

S.Dh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 4 Prill, 10:21

    Nafta arrin në 224 lekë/litri, a është e mjaftueshme vetëm ulja e akcizës?