RIAD, Arabia Saudite - Pas 11 vitesh Napoli është rikthyer të ngrejë trofeun e Superkupës së Italisë. Në stadiumin "King Saud University", të besuarit e Antonio Contes fituan 2-0 në finale kundër Bolognas.

Heroi i takimit ishte braziliani David Neres me dy golat e tij. Sulmuesi anësor gjeti rrjetën e parë në minutën e 39-të të takimit, për t'i dërguar të tijtë me avantazhin minimal në dhomat e zhveshjes.

Neres me meritë u shpall edhe 'Njeriu i Ndeshjes' pasi në minutën e 57-të shënoi edhe golin e dytë për Napolin. Kështu, pasi fituan titullin kampion në Serie A, ekipi 'i kaltër' ia del të bëjë të vetën edhe Superkupën e Italisë.

Më herët Napoli këtë trofe e kishte fituar edhe në vitet 1990 dhe 2014.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 22 Dhjetor, 10:22

    Klodian Braho merr zyrtarisht detyrën, prisni ndryshim në punën e SPAK?