Serie A e futbollit në Itali zhvilloi këtë të diel katër ndeshjet e raundit të 28-të. Gjithçka nisi me fitoren e Bolognas në Verona, për të vijuar me tri pikët e Napolit. Djemtë e Contes i përgjigjen fitores së Interit dhe e bëjnë garën për kreun e Serie A më interesante. Në 18:00 Empoli u mposht 0-1 nga Roma, ndërsa në mbrëmje Juventusi u turpërua 0-4 nga Atalanta.

Në "Maradona", vendasit e Napolit fituan 2-1 kundër Fiorentinës. Tanimë napoletanët vijojnë të kërkojnë rikthimin në krye të renditjes, pozicion që mbahet nga Interi. Djemtë e Contes iu përgjigjën zikaltërve dhe deçiziv ishte Lukaku me një gol dhe një asist. Sulmuesi belg zhbllokoi shifrat pas 26 minutash lojë dhe asistoi për golin e dytë nga Raspadori. Gudmundsson shkurtoi për ekipin nga Firenze, por Napoli siguroi suksesin që e dërgon në kuotën e 60 pikëve për vendin e dytë, një më pak se Interi kryesues.

Në "Allianz Stadium" vendasit e Juventusit u mposhtën 0-4 nga Atalanta. "Zonja e Vjetër" u duk në një ditë jo të mirë dhe bergamaskët bënë çfarë deshën, duke shënuar katër herë dhe shkërmoqur bardhezinjtë, për t'i shkaktuar humbjen e dytë sezonale. Në minutën e 29-të Retegui ktheu në gol penalltinë e fituar nga Gjimshiti, pasi pasimi i kapitenit të Kombëtares u ndal me dorë në zonë nga McKennie. Retegui e dërgon në 22 numrin e golave sezonal në Serie A. Kur u duk se Juvja do reagonte në pjesën e dytë, vetëm pak sekonda nga nisja e saj De Roon gjeti golin e dytë për miqtë, kjo pas gabimit të mbrojtjes.

Prapavija e "Zonjës" ishte katastrofë edhe në golin e tretë të Zappacostas, apo edhe në të katërtin e Lookman. Nëse para kësaj sfide Juventusi e shihte veten si mbrojtja më e mirë e Serie A me vetëm 21 gola të pësuar, Atalanta gjeti 'çelësin' dhe i shënoi katër herë duke i turpëruar në Torino.

Roma siguroi fitoren e pestë radhazi në Serie A. Verdhekuqtë e Ranierit po tregojnë një formë të mirë sportive dhe këtë të diel triumfuan në "Carlo Castellani" 0-1 kundër Empolit. Goli që vendosi ndeshjen u shënua nga Soule pas vetëm 22 sekondave lojë. Që në aksionin e parë Salah-Eddine pasoi bukur për argjentinasin, i cili mposhti Silvestrin. Me 46 pikë Roma merr vendin e shtatë, katër më pak se Bologna që për momentin ndodhet në zonën evropiane.

Serie A, raundi 28-të:

E diel, 9 mars 2025

12:30 Verona 1-2 Bologna

15:00 Napoli 2-1 Fiorentina

18:00 Empoli 0-1 Roma

20:45 Juventus 0-4 Atalanta

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:36
Juventusi 'i brishtë', Atalanta e shkërmoq 0-4 dhe i shkakton humbjen e dytë sezonale (VIDEO)

Di Gregorio, portieri i Juves

Në "Allianz Stadium" vendasit e Juventusit u mposhtën 0-4 nga Atalanta. "Zonja e Vjetër" u duk në një ditë jo të mirë dhe bergamaskët bënë çfarë deshën, duke shënuar katër herë dhe shkërmoqur bardhezinjtë, për t'i shkaktuar humbjen e dytë sezonale.

Në minutën e 29-të Retegui ktheu në gol penalltinë e fituar nga Gjimshiti, pasi pasimi i kapitenit të Kombëtares u ndal me dorë në zonë nga McKennie. Retegui e dërgon në 22 numrin e golave sezonal në Serie A. Kur u duk se Juvja do reagonte në pjesën e dytë, vetëm pak sekonda nga nisja e saj De Roon gjeti golin e dytë për miqtë, kjo pas gabimit të mbrojtjes.

Prapavija e "Zonjës" ishte katastrofë edhe në golin e tretë të Zappacostas, apo edhe në të katërtin e Lookman. Nëse para kësaj sfide Juventusi e shihte veten si mbrojtja më e mirë e Serie A me vetëm 21 gola të pësuar, Atalanta gjeti 'çelësin' dhe i shënoi katër herë duke i turpëruar në Torino.

Me 58 pikë Atalanta mban vendin e tretë, ndërsa Juve me 52 pikë mbetet në vendin e katërt dhe sheh t'i prishet ecuria me pesë fitore radhazi në kampionat.

Ora 20:14
VIDEO/ Gol pas vetëm 22 sekondash, Roma mposht 0-1 Empolin! Pesë fitore radhazi


Roma siguroi fitoren e pestë radhazi në Serie A. Verdhekuqtë e Ranierit po tregojnë një formë të mirë sportive dhe këtë të diel triumfuan në "Carlo Castellani" 0-1 kundër Empolit. Goli që vendosi ndeshjen u shënua nga Soule pas vetëm 22 sekondave lojë. Që në aksionin e parë Salah-Eddine pasoi bukur për argjentinasin, i cili mposhti Silvestrin. Me 46 pikë Roma merr vendin e shtatë, katër më pak se Bologna që për momentin ndodhet në zonën evropiane.

Ora 17:28
VIDEO/ Napoli 'këmba-këmbës' Interit, fiton 2-1 kundër Fiorentinës


Në "Maradona", vendasit e Napolit fituan 2-1 kundër Fiorentinës. Tanimë napoletanët vijojnë të kërkojnë rikthimin në krye të renditjes, pozicion që mbahet nga Interi. Djemtë e Contes iu përgjigjën zikaltërve dhe deçiziv ishte Lukaku me një gol dhe një asist. Sulmuesi belg zhbllokoi shifrat pas 26 minutash lojë dhe asistoi për golin e dytë nga Raspadori. Gudmundsson shkurtoi për ekipin nga Firenze, por Napoli siguroi suksesin që e dërgon në kuotën e 60 pikëve për vendin e dytë, një më pak se Interi kryesues.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 23 Prill, 08:20

    Si i vlerësoni tonet e përdorura deri më tani në fushatën e 11 majit?