Serie A e futbollit është në javën e 31. Juventusi humbi 0-1 me Napolin në Torino, me djemtë e Allegrit që kanë tre humbje radhazi. Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Raspadori në minutën e fundit të shtesës. Nga ana tjetër, Milani fitoi 2-0 me Leccen me dopietën e Leao.
Në "Allianz Stadium" në Torino, Juventusi humbi 0-1 me Napolin për javën e 31-të në Serie A. Dueli ishte i luftuar, me vendasit që kontrolluan pjesën e parë. 45 minutat e para u mbyllën me rrjeta të paprekura. Duhej minuta e 82 që Di Maria të shënonte për Juventusin, me VAR-in që anulloi golin për shkak të një faulli gjatë aksionit. Në minutën e 90+3, e fundit e shtesës, Raspadori me një goditje fluturimthi nga brenda zonës, do hidhte "knock out" Juventusin në shtëpi, duke i shkaktuar humbjen e tretë radhazi. Me 78 pikë, Napoli kryeson renditjen e Serie A dhe i duhet një fitore për t'u shpallur matematikisht kampion në Serie A. Juventusi me 59 pikë mban vendin e tretë.
Në "San Siro", Milani fitoi 2-0 me Leccen në javën e 31-të në Serie A. Duhej dopieta e portugezit Leao, që kuqezinjtë e Piolit të merrnin tri pikë me vlerë në garën për të siguruar një vend në Champions League edicionin që vjen. Ndeshja u hap në të 40 minutë, me Leaon që shënoi me kokë pas asistit të Tonalit. Edhe 45 minutat e dyta folën për kuqezinjtë, me Leao-n që shënoi në minutën e 75-të për dopietë. Me 56 pikë, Milani mban vendin e pestë në Serie A, teksa Lecce me 28 pikë gjendet në vendin e 16-të.
Festa për titullin kampion te Napoli nisi që të dielën dhe ka vazhduar deri në orët e para të mëngjesit të kësaj së hëne. Mbi 10 mijë veta pritën ekipin në aeroport për të festuar jo vetëm fitoren me Juventusin, por edhe kampionatin.
Pritjen e pabesueshme pothuajse e kanë shpërndarë në rrjetet sociale të gjithë futbollistët e Spaletti-t, që po i sjellin Napolit titullin e tretë në histori. Flakadanë, kore dhe motorë e ndoqën gjatë gjithë kohës autobusin.