Elita e futbollit italian, Serie A mbylli të hënën në mbrëmje raundin e katërt. Në 'Diego Armando Maradona', Napoli mposhti 3-2 Pisan dhe ngjitet në krye të renditjes, duke lënë pas Juventusin me dy pikë më pak.
Sfida nuk ishte e lehtë për të besuarit e Antonio Contes, që përballë debutuesve të Pisas hasën vështirësi dhe fundi i ndeshjes ishte dramatik për tifozët vendas. Billy Gilmour me një gol të bukur kaloi vendasit në epërsi pas 39 minutave lojë. Pasimi final i Spinazzolas bëri që mesfushori i Napolit të lëvizte në zonë dhe me një goditje të saktë ta dërgonte topin në rrjetë.
Në fraksionin e dytë Pisa surprizoi dhe barazoi me Nzola në minutën e 60-të. Sulmuesi u tregua i saktë nga pika e bardhë e 11 metërshit për të vendosur ekuilibrat momentalë.
Napoli rigjeti epërsinë në minutën e 73-të, kur Spinazzola me një të djathtë nga jashtë zone mposhti portierin Semper për herë të dytë. Gol dhe asist për mbrojtësin e Napolit. Minuta e 82-të solli golin e tretë për vendasit, me Lucca që shënoi nga një pozicion i prirët pas pesë minutave që u hodh në fushë.
Paçka se me avantazhin e dy golave, tifozët përjetuan momente 'ankthi' pasi Lorran në minutën e fundit shkurtoi shifrat për 3-2 dhe shtesa prej gjashtë minutash ishte dramatike, paçka se nuk prodhoi gola.
Me 12 pikë Napoli merr vendin e parë në renditje me katër fitore pas po kaq javësh, duke lënë Juventusin në vendin e dytë me 10 pikë, teksa në pozitën e tretë dhe të katërt janë Milani dhe Roma në kuotën e 9 pikëve.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
22 Dhjetor, 10:22
Klodian Braho merr zyrtarisht detyrën, prisni ndryshim në punën e SPAK?
-
Po
35.5%
-
Jo
55.7%
-
Nuk e di
8.8%
Vota total: 499
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tare gjen sulmues për Milanin, Niclas Fullkrug mbërrin në Itali! Detajet e marrëveshjes
23 Dhjetor, 09:02
-
GOLAT/ Napoli fiton 2-0 kundër Bolognas në Riad dhe ngre për herë të tretë në histori trofeun e Superkupës së Italisë
23 Dhjetor, 08:45
-
Egjipt/ Turistja italiane humb jetën në përplasjen mes dy anijeve turistike në Nil
21 Dhjetor, 22:54
-
Bënin namin me vjedhje në Itali, 3 shqiptarë të arrestuar
21 Dhjetor, 17:59
-
VIDEO/ Asllani dhe Ismajli në fushë, Torino fiton 0-1 në fushën e Sassuolos
21 Dhjetor, 17:21
-
Serie A/ Katër gola në Sardegna, Cagliari dhe Pisa ndajnë pikët pas barazimit 2-2 (GOLAT)
21 Dhjetor, 14:47
-
Itali/ 20-vjeçari shqiptar plagoset me armë nga policia italiane! Tentoi të arratisej edhe përplasi makinën e një karabinieri
21 Dhjetor, 11:37
-
GOLAT/ Rikthehet Juventusi, mposht 2-1 Romën dhe 'kërcënon' kryesuesit e Serie A
21 Dhjetor, 11:20
-
Fluks emingratësh për festat e fundvitit, 692 pasagjerë dhe 147 automjete mbërrijnë në Portin e Vlorës me traget nga Italia (VIDEO)
21 Dhjetor, 08:14
-
Max Allegri i kërkon Tares rikthimin e veteranit Thiago Silva te Milani
20 Dhjetor, 12:19
-
Megaoperacion antidrogë në Itali, 384 të arrestuar! Sekuestrohen 41 armë zjarri, 80 armë të ftohta, mbi 300 mijë euro cash dhe 1.4 tonë lëndë narkotike
20 Dhjetor, 10:51
-
Zyrtare/ Milan - Como do të luhet në Australi, sfida më 8 shkurt në Perth
19 Dhjetor, 15:00