GOLAT/ Partizani dhe Teuta 1-1 në 'Niko Dovana', durrsakët shtatë ndeshje pa fitore! 'Demat' katër barazime radhazi në Superligë

GOLAT/ Partizani dhe Teuta 1-1 në 'Niko Dovana', durrsakët shtatë ndeshje pa fitore! 'Demat' katër barazime radhazi në Superligë

Partizani 1-1 Teuta

DURRËS - Partizani dhe Teuta barazuan 1-1 për ndeshjen e prapambetur të javës së parë në Superligë. Edhe pse sfida u zhvillua në "Niko Dovana", të kuqtë ishin vendas pas paktit në nisje të fazës së dytë të kampionatit, kur tapeti i ri në Durrës e bënte të pamundur zhvillimin e sfidës dhe ndeshja u luajt në "Arenën e Demave" dhe pse Teuta ishte mikpritëse.

Duke nisur nga ora 17:00 e kësaj të enjteje, skuadrat zbritën në fushë dhe te Partizani për herë të parë nga minuta e parë e nisi Albers Keko. Përballja ishte e luftuar dhe me raste, me pjesën e parë që u dominua nga djemtë e Edi Martinit.

Duhej minuta e 24 që Ergys Peposhi të lëshonte një të djathtë nga brenda zonës, për të shtangur Qirkon në portë dhe për t'i dhënë epërsinë durrsakëve. Pjesa e dytë ishte po e luftuar, teksa u desh e 75 minutë që Albers Keko të nxirrte sërish nga "balta" të kuqtë dhe të barazonte, duke gjetur golin e tretë sezonal në ndeshjen e parë si titullar.

Në fund 1-1 dhe të dyja skuadrat ndajnë nga një pikë në një stadium të boshatisur. Partizani pozicionohet në vendin e dytë me 30 pikë, tre më pak se Egnatia kryesuese. Ndërkohë që Teuta ka shtatë ndeshje pa fitore dhe me 14 pikë mban vendin e fundit në Superligë. Vlen të theksohet se Partizani ka katër barazime radhazi. Java e 16-të e Superligës do i gjejë sërish në fushë dy ekipet, me sfidat që luhen të dielën dhe të hënën.

Golat e ndeshjes:

 

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:56
Arbër Abilaliaj e ka me lojtarët: Kemi bërë gabime të pafalshme si në ndeshjen me Tiranën

1700752466_arberabilaliaj.jpg
Arbër Abilaliaj foli pas barazimit Partizani 1-1 Teuta, për sfidën e prapambetur të javës së parë në Superligë. Nga "Niko Dovana" trajneri i Partizanit e kishte me lojtarët e tij, duke thënë se kanë bërë gabime të pafalshme.

"Kam përshtypjen që po të shikojmë pjesën e parë, kemi gabime të pafalshme nga lojtarët tanë. E njëjta gjë ndodhi edhe me Tiranën. Topat ose i ka dhuruar Saliou, ose i ka dhuruar Murataj. Më vjen keq, sepse nuk mund të luajmë dhe të kujtojmë vetëm pjesën e dytë. Disa lojtarë po vijnë në formën e duhur, sepse deri tani kemi sajuar. E pafalshme të pësosh atë lloj goli. Nëse kishim gjetur një stabilitet të fortë mbrapa, atë tani e kemi humbur. Kjo sjell pështjellim më pas në gjithë ekipin. Më vjen keq që reagojmë vetëm 45 minutat e dyta. Në pjesën e parë lojtarë me shumë eksperiencë në kampionatin tonë futen në situata pasigurie që nuk i shkojnë", tha Abilaliaj për MCN.

Ora 19:48
Barazimi me Teutën, Edi Martini beson te vendi i katërt: E pamë se s'ka diferenca


Partizani dhe Teuta barazuan 1-1 pasditen e kësaj të enjteje, për ndeshjen e prapambetur të Superligës. Pas ndeshjes foli trajneri i Teutës, Edi Martini. Ai tha se edhe pse në vendin e fundit dhe shtatë ndeshje pa fitore, ka besim se mund të arrijnë në vendin e katërt që për momentin është shtatë pikë larg. Për shkodranin, të tijtë humbën dy pikë sot.

"Jo vetëm në pjesën e parë, edhe në pjesën e dytë kishim mundësinë ta bënim ndeshjen 2-0. Të vjen keq se si e humbëm mundësinë. Të marrësh me patjetër tre pikë është në mendjen e të gjithëve. Sigurisht që ndikon edhe aspekti psikologjik. Përveç asaj që nuk po lirohemi të jemi një herë të qetë, po vuajmë në aspektin psikologjik.

Sapo kalojmë në avantazh mendojmë të kthehemi mbrapa të mbrojmë rezultatin dhe lëmë shumë hapësira. Të vjen keq, sepse nuk e meritonim ta barazonim këtë ndeshje. Në këtë kampionat nuk e di kujt t’ia lëshojmë vendin e katërt. Të luash me Partizanin që është në krye në këtë formë, kallëzon që diferencat në këtë kampionat janë të vogla", tha shkodrani i Teutës për MCN.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor