Partizani fitoi 1-3 kundër Dinamos në "Elbasan Arena", me sfidën që vlente për javën e pestë të Superligës. "Derbi i kryeqytetit" këtë herë u zhvillua larg Tiranës, me "Demat" që "zhytën Nëndetësen" në fundin e klasifikimit. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll pa gola, me të kuqtë që 'shpërthyen' në 45 minutat e dyta.
Bintsouka hapi duelin në minutën e 58-të, teksa Rrapaj dyfishoi nga jashtë zone në të 78 minutë. Pesë minuta më vonë, Da Silva vulosi sfidën me golin e tretë, kjo pas asistit të Mba që u rikthye nga dëmtimit. Në fund (90+3) Luis Kaçorri shkurtoi shifrat për 1-3 nga pika e bardhë e penalltisë.
Partizani pas katër ndeshjeve (ka luajtur një më pak) mban vendin e dytë me tetë pikë, ndërkohë Dinamo merr humbjen e katërt në pesë javë dhe me tri pikë pozicionohet e parafundit në klasifikimin e Superligës.
Kujtojmë se të martë në 19:00 Partizani dhe Tirana luajnë në "Air Albania" derbin e kryeqytetit, me bardheblutë që paçka humbjes së sotme kundër Erzenit mbajnë kreun e klasifikimit, dy pikë më shumë se të kuqtë.
S.Dh/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
31 Mars, 11:25
A besoni se Drejtori i ri Policisë, Hita do luftojë krimin dhe korrupsionin?
-
Po
54%
-
Jo
34.9%
-
Nuk kam mendim
11.1%
Vota total: 4277
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Superliga e luan aktin e 30-të në tre ditë, nesër sfida e mbijetesës mes Flamurtarit dhe KF Tiranës! Agjenda e plotë
2 Prill, 11:27
-
Ilir Demalia: Berisha si “Tata” dikur
26 Mars, 11:39
-
‘Kësaj i thonë të kesh 2 b...’, Filip Çakuli ‘çmonton’ pretendimet e Berishës për Partizanin: Gaz i botës dhe dordolec, gënjeshtar patologjik mediokër!
26 Mars, 09:39
-
Tirana 3 pikë të arta me Vorën, shpresë reale për mbijetesë në kampin bardheblu
22 Mars, 15:16
-
Superliga/ Shumë zhurmë për asgjë, AF Elbasani dhe Egnatia barazojnë 0-0! Vendasit marrin kreun, tifozët godasin arbitrin anësor
20 Mars, 21:16
-
Oltijon Kërnaja i pezulluar, trajneri i Partizanit: Kundër Teutës një ndeshje direkte, kemi mungesën e Doumbia
20 Mars, 17:38
-
E copëtuar nga disiplina, Egnatia luan sonte kundër Elbasanit kryesues! Gurishta: Ndaj Dinamos Vllaznia llogarit vetëm 3 pikët
20 Mars, 12:01
-
Disiplina e FSHF-së me dy standarde, si 'u falën' KF Tirana e Vora dhe dënimi shembullor për Egnatian
18 Mars, 13:40
-
Disiplina 'masakron' Egnatian, i pezullon për 6 muaj trajnerin Edlir Tetova! Kapiteni Aleksi mungon për 5 ndeshje, dënime edhe për shtatë zyrtarët e kampionëve
18 Mars, 11:12
-
Përcaktohet kalendari i ‘Final 4’, të gjitha ndeshjet do të luhen në 'Air Albania'! Fituesi i Superligës së futbollit vendoset në 15 ditë
17 Mars, 12:03
-
Renditja/ Dinamo 'pa busull', Teuta 'e thyen' 0-1 në Tiranë! Vllaznia dhe AF Elbasani me pikë të barabarta në krye
16 Mars, 08:48
-
Superliga/ Vora dhe Partizani barazojnë 2-2, 'Demat' shënuan në limite dhe me një lojtar më pak
15 Mars, 17:10