VIDEO/ Erzeni 'del nga shtrati' dhe mposht Tiranën në 'Selman Stërmasi', Partizani fiton derbin me Dinamon

VIDEO/ Erzeni 'del nga shtrati' dhe mposht Tiranën në 'Selman Stërmasi', Partizani fiton derbin me Dinamon

Tirana 0-1 Erzeni, festa e miqve

Superliga shqiptare e futbollit ka çelur me surpriza javën e pestë. Këtë të premte duke filluar nga 15:00 Tirana humbi 0-1 me Erzenin në "Selman Stërmasi" dhe shkon në derbin me Partizanin me moralin e ulur. Një gol i Maliqit në minutën e 17-të vendosi duelin në kryeqytet. Në 18:00 Partizani fitoi 1-3 me Dinamon në "Elbasan Arena". Bintsouka, Rrapaj dhe Da Silva shënuan për të kuqtë, ndërsa Kaçorri për Blutë.

Në "Selman Stërmasi" Tirana humbi 0-1 nga Erzeni, me ndeshjen që vlente për javën e pestë në Superligë. Goli i Bekim Maliqit në minutën e 17-të të ndeshjes i dha tri pikë shijakasve, që marrin fitoren e dytë radhazi dhe ngjiten përkohësisht në vendin e dytë në klasifikim me tetë pikë, aq sa ka edhe Partizani.

Miqtë e Alfred Deliallisit i dhanë leskion Tiranës në kryeqytet, duke bërë që bardheblutë të pësonin humbjen e parë sezonale. Ndeshja nisi mirë për shijakasit, që tentuan disa herë të befasonin Ilion Likën, derisa në minutën e 17-të pas një "ping-pongu" në zonë, Maliqi me një të djashtë tundi rrjetën.

Në fillimin e pjesës së dytë, Orges Shehi hodhi në fushë Hoxhallarin, Jonuzin dhe Hasanin, ndërsa sërish sulmi i vendasve ishte "shterpë". Megjithë tentimet e Abazajt, Qefalisë dhe Jonuzit, portieri Hasanbelli ishte hero te Erzeni.

Pas kësaj humbje, Tirana me 10 pikë vijon të jetë në krye të klasifikimit, duke menduar tanimë për të martën, kur në "Air Albania" duke nisur nga 19:00 luhet derbi me Partizanin.

Partizani fitoi 1-3 kundër Dinamos në "Elbasan Arena", me sfidën që vlente për javën e pestë të Superligës. "Derbi i kryeqytetit" këtë herë u zhvillua larg Tiranës, me "Demat" që "zhytën Nëndetësen" në fundin e klasifikimit. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll pa gola, me të kuqtë që 'shpërthyen' në 45 minutat e dyta.

Bintsouka hapi duelin në minutën e 58-të, teksa Rrapaj dyfishoi nga jashtë zone në të 78 minutë. Pesë minuta më vonë, Da Silva vulosi sfidën me golin e tretë, kjo pas asistit të Mba që u rikthye nga dëmtimit. Në fund (90+3) Luis Kaçorri shkurtoi shifrat për 1-3 nga pika e bardhë e penalltisë.

Partizani pas katër ndeshjeve (ka luajtur një më pak) mban vendin e dytë me tetë pikë, ndërkohë Dinamo merr humbjen e katërt në pesë javë dhe me tri pikë pozicionohet e parafundit në klasifikimin e Superligës.

Kujtojmë se të martë në 19:00 Partizani dhe Tirana luajnë në "Air Albania" derbin e kryeqytetit, me bardheblutë që paçka humbjes së sotme kundër Erzenit mbajnë kreun e klasifikimit, dy pikë më shumë se të kuqtë.

Superliga - java 5:

E premte

Tirana 0-1 Erzeni (Maliqi 17')

18:00 Dinamo 1-3 Partizani (Kaçorri 90+3' (p) / Bintsouka 58', Rrapaj 78', Da Silva 83')

E shtunë

15:00 Egnatia - Laçi

18:00 Skënderbeu - Kukësi

20:15 Vllaznia - Teuta

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:01
Dinamo 1-3 Partizani, Di Biagio: Jam trajner i betejave, jemi ndërtuar në 20 ditë! Zoran Zekic: Duhet të mundim Tiranën


Partizani fitoi 1-3 kundër Dinamos në "Elbasan Arena", me sfidën që vlente për javën e pestë të Superligës. Pas ndeshjes për MCN folën edhe trajnerët. Ai i Dinamos, italiani Luigi Di Biagio tregoi se janë formuar në vetëm 20 ditë dhe duan kohë.

“Nuk është e thjeshtë, unë jam mësuar me beteja, do të duhet që të luftojmë deri në fund. Pikët nuk janë, duhet të bëjmë më shumë, mua më shqetëson më shumë fakti sesi ekipi u shndërrua në atë mënyrë. Unë jam trajneri i betejave. Duhet të jemi më skuadër, vecanërisht në mbrojtje, nuk duhet të pësojmë ato gola. Nuk është çështja te ndjesia e fanellës, jemi një ekip që jemi ndërtuar në vetëm 20 ditë, por kjo nuk është një alibi”, tha Luigi Di Biagio.

Zoran Zekic i Partizanit kërkoi që tanimë të mendojnë për ndeshjen kundër Tiranës, që luhet të martë në 19:00.

 “Ishim pak të ngadaltë në pjesën e parë, ndoshta edhe për shkak të kohës, por gjithsesi nuk duhet të flasim shumë për këtë. Nesër do të fillojmë stërvitjen për Tiranën. Në pjesën e dytë reaguam mirë nga ato që u thanë në dhomat e zhveshjes. Jam i kënaqur që disa lojtarë janë rikuperuar, megjithëse nuk janë të gjithë gati. Unë pres më shumë nga Partizani. Nesër kthehemi në stërvitje për Tiranën. Ndryshimi nuk erdhi vetëm nga Da Silva. Diçka e kuptojmë por ai hyri e na dha diçka që na nevojitej për të cilën folëm në pushim. Sot, falë Zotit ishte me fat për ne”, tha kroati i Partizanit.

Ora 19:55
GOLAT/ Partizani mund pastër Dinamon, katër gola në 'Elbasan Arena'

 

Partizani fitoi 1-3 kundër Dinamos në "Elbasan Arena", me sfidën që vlente për javën e pestë të Superligës. "Derbi i kryeqytetit" këtë herë u zhvillua larg Tiranës, me "Demat" që "zhytën Nëndetësen" në fundin e klasifikimit. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll pa gola, me të kuqtë që 'shpërthyen' në 45 minutat e dyta.

Bintsouka hapi duelin në minutën e 58-të, teksa Rrapaj dyfishoi nga jashtë zone në të 78 minutë. Pesë minuta më vonë, Da Silva vulosi sfidën me golin e tretë, kjo pas asistit të Mba që u rikthye nga dëmtimit. Në fund (90+3) Luis Kaçorri shkurtoi shifrat për 1-3 nga pika e bardhë e penalltisë.

Partizani pas katër ndeshjeve (ka luajtur një më pak) mban vendin e dytë me tetë pikë, ndërkohë Dinamo merr humbjen e katërt në pesë javë dhe me tri pikë pozicionohet e parafundit në klasifikimin e Superligës.

Kujtojmë se të martë në 19:00 Partizani dhe Tirana luajnë në "Air Albania" derbin e kryeqytetit, me bardheblutë që paçka humbjes së sotme kundër Erzenit mbajnë kreun e klasifikimit, dy pikë më shumë se të kuqtë.

Ora 17:54
I shkaktuan Tiranës humbjen e parë, Deliallisi: Erzeni i sakrificave, nuk jemi inferiorë


Trajneri i Erzenit, Alfred Deliallisi foli pas fitores së të tijve 0-1 në kryeqytet me Tiranën. Për javën e pestë në Superligë, shijakasit iu falën golit të Maliqit për vendin e dytë në klasifikim.

"Tirana është një emër që të motivon. Komplimente lojtarëve për sakrificën, është e gjitha meritë e tyre. Sa e vështirë është të menaxhoj katër mbrojtës? Të katër mbrojtësat janë shumë të fortë, edhe pse ka vetëm dy vende. Formacioni fitues nuk mund të ndryshojë. Konkurenca është e fortë dhe konkurenca vetëm sa i zhvillon dhe i përmirëson. Lojtarët i kanë kryer detyrat deri në perfeksion. I kërkova që të kishin personalitet, nuk ka pse të ndihemi inferiorë", tha Deliallisi.

Ora 17:47
Humbja me Erzenin, Orges Shehi paralajmëron masa: Kush e do formacionin të luftojë, s'do bëj si burrë i mirë

Tirana humbi 0-1 me Erzenin për javën e pestë në Superligë. Ndeshja e zhvilluar në "Selman Stërmasi" u vendos nga goli i Maliqit, teksa pas ndeshjes foli edhe trajneri i bardhebluve. Orges Shehi u shpreh i zhgënjyer nga humbja.

“Patjetër që jemi të zhgënjyer. Nuk është se do dal unë këtu e të bëj si burrë i mirë. Jam i zhgënjyer për si interpretuam, sigurisht mund të kishim pak më shumë grintë e dëshirë të fitonim topin e parë e të dytë e mos i jepnim mundësi kundërshtarëve. Ndodhi përsëri situata ku pësojmë gol shpejt e riniset kundërshtari, është ndeshje për t’u harruar.

Kjo ndeshje na ka shërbyer vetëm për keq e të marrim si mësim, që nga unë i pari. Kampionati sa ka filluar është rrugëtim i gjatë duke ditur edhe formulën me Final Four. Do të fokusohemi e jemi gjithmonë te 100%, 200% ai që futet. Do të fokusohemi te ata që janë, pastaj të tjerët të marrin vendin duke luftuar e duke qenë konkurrent për vendi e titullarit", tha Shehi për MCN.

Ora 17:15
Derbi i kryeqytetit në Elbasan, titullarët e Dinamo - Partizani

Dinamo dhe Partizani luajnë këtë pasdite për javën e pestë në Superligë. Duke filluar nga ora 18:00 të dyja skuadrat përballen në Derbin e Kryeqytetit në "Elbasan Arena". Si Luigi Di Biagio dhe Zoran Zekic kanë zbardhur titullarët.

Pas katër javësh, Dinamo me tre pikë mban vendin e parafundit, teksa Partizani (tre ndeshje të zhvilluara) ka pesë pikë për vendin e shtatë.

Formacionet zyrtare:

Dinamo: Rexhepi, Marku, Behiratche, Samake, Prodani, Gudjabi, Lorran, Zabërgja, Denison, Vila, Kaçorri Trajner: Luigi Di Biagio

Partizani: Hoxha, Atanaskoski, Sota, Bytyçi, Zekolli, Maget, Rrapaj, Murataj, Grezda, Cara, Bintsuka Trajner: Zoran Zekiç

Ora 16:58
'Hirushja' e Superligës e ka emrin Erzeni, shijakasit i shkaktojnë Tiranës humbjen e parë sezonale (VIDEO)

 

Në "Selman Stërmasi" Tirana humbi 0-1 nga Erzeni, me ndeshjen që vlente për javën e pestë në Superligë. Goli i Bekim Maliqit në minutën e 18-të të ndeshjes i dha tri pikë shijakasve, që marrin fitoren e dytë radhazi dhe ngjiten përkohësisht në vendin e dytë në klasifikim me tetë pikë.

Miqtë e Alfred Deliallisit i dhanë leskion Tiranës në kryeqytet, duke bërë që bardheblutë të pësonin humbjen e parë sezonale. Ndeshja nisi mirë për shijakasit, që tentuan disa herë të befasonin Ilion Likën, derisa në minutën e 17-të pas një "ping-pongu" në zonë, Maliqi me një të djashtë tundi rrjetën.

Në fillimin e pjesës së dytë, Orges Shehi hodhi në fushë Hoxhallarin, Jonuzin dhe Hasanin, ndërsa sërish sulmi i vendasve ishte "shterpë". Megjithë tentimet e Abazajt, Qefalisë dhe Jonuzit, portieri Hasanbelli ishte hero te Erzeni.

Pas kësaj humbje, Tirana me 10 pikë vijon të jetë në krye të klasifikimit, duke menduar tanimë për të martën, kur në "Air Albania" duke nisur nga 19:00 luhet derbi me Partizanin.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje