Premier League nisi këtë të mërkurë javën e 26-të. Në "Anfield", Liverpooli fitoi 4-1 kundër Luton, por rezultati final mund të duket i gënjeshtërt pasi në shtëpi tifozët e kuq nuk ishin aq të qetë, sidomos në pjesën e parë.
Dueli nisi mirë për miqtë që shënuan pas vetëm 12 minutave lojë me Ogbene. Djemtë e Klopp u përpoqën të barazonin, por pa rezultat dhe 45 minutat e para u mbyllën 0-1 për miqtë.
Fraksioni i dytë i lojës nisi me "marshin e pestë" për Liverpoolin. Fillimisht van Dijk barazoi në minutën e 56-të, para se Gakpo dhe Diaz të shënonin golat e qetësisë.
Në fund kishte vend edhe për golin e katërt të Elliott dhe tanimë të kuqtë me 60 pikë kryesojnë renditjen e Premier League, katër pikë më shumë se Man. City (-1 ndeshje).