Jeddah, Arabia Saudite - Derbi i Madridit mes Realit dhe Atleticos këtë herë u zhvendos në Arabinë Saudite, me sfidën që vlente për gjysmëfinalen e dytë të Superkupës së Spanjës. Në fund buzëqeshën "Galaktikët" e Xabi Alonsos të cilët fituan 1-2 kundër të besuarve të Diego Simeones.
Dueli u zhbllokua pas vetëm disa sekondave lojë. Federico Valverde kaloi në epërsi Real Madridin me një goditje dënimi nga afro 30 metra, duke lënë të shtangur në portë Jan Oblak. Në pjesën e dytë djemtë e Alonsos shënuan edhe golin e dytë me Rodrygon, por Sorloth në minutën e 58-të rihapi ndeshjen me golin e tij.
Sfida nuk mund të ishte pa tension, pasi Vinicius Junior dhe trajneri Diego Simeone u përplasën në distancë dhe u ndëshkuan me kartona të verdhë, në momentin kur braziliani i Realit u zëvendësua nga Xabi nëntë minuta para fundit të ndeshjes.
Megjithë rastet e shumta, në fund ishte Real Madridi që kaloi më tej dhe gjen në finale Barcelonën, për një Klasike në Superkupën e Spanjës.
Komente








