TURQI - Futbollistët e kombëtares shqiptare të futbollit po kalojnë një moment të artë në Superligën e Turqisë, me paraqitje vendimtare në ndeshjet e të premtes.

Kristjan Asllani ishte protagonist absolut në fitoren 0-2 të Besiktasit në transfertë kundër Gaziantep. 24-vjeçari kontribuoi fillimisht me një asist për Tiago Djalo në golin e parë, ndërsa më pas shënoi vetë nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 22-të, duke 'vulosur' suksesin e skuadrës së tij. Ky ishte goli i dytë sezonal për Asllanin, i cili zhvilloi një ndeshje të plotë si titullar dhe konfirmon formën e tij të mirë.

Ndërkohë, në një tjetër sfidë të kampionatit turk, Qazim Laçi vazhdon të jetë vendimtar për Rizespor. Mesfushori shqiptar realizoi gol dhe asistoi në fitoren 3-2 ndaj Konyaspor, duke qenë lideri i ekipit. Për 30-vjeçarin, ky ishte goli i shtatë në kampionat këtë sezon, ndërsa Rizespor ngjitet në kuotën e 40 pikëve në renditje.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 1 Maj, 08:14

    1 Maji, sa respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?