GOLAT/ Atletico mund Realin në derbin e Madridit dhe i heq kryesimin e La Liga-s! Sociedad fitore të 'çmendur' kundër Getafes, humbet Granada e Uzunit

Oyarzabal shënon një nga golat

La Liga e futbollit në Spanjë mbylli javën e gjashtë. Këtë të diel në program ishin pesë duele. Duke nisur nga ora 14:00, Real Sociedadi mundi 4-3 Getafen në një ndeshje "të çmendur" me përmbysje. Në 18:30 Las Palmas fitoi 1-0 me Granadan e Myrto Uzunit. Në 21:00 Atletico Madrid fitoi 3-1 kundër Real Madridit në derbi, duke bërë që "Galaktikët" të humbisnin vendin e parë.

Në "San Sebastian", Real Sociedad fitoi 4-3 kundër Getafes për javën e gjashtë në La Liga. Vendasit përmbysën ndeshjen, duke vijuar me rezultatet e mira dhe tri pikët që e mbajnë në vendin e shtatë në klasifikim. Kubo shënoi për vendasit, para se Alena dhe Mayoral të shënonin për miqtë. Në pjesën e dytë Sociedad u përgjigj me dopietën e Oyarzabal dhe Mendez, para se Latasa në 90+2 ta dërgonte rezultatin në 4-3.

Atletico Madrid fitoi 3-1 kundër Real Madridit në raundin e gjashtë në La Liga. Derbi i kryeqytetit spanjoll foli për "Los Colchoneros", me djemtë e Simeones që i hoqën "Galaktikëve" vendin e parë. Morata me dopietë në minutat 4 dhe 46, si edhe Griezmann shënuan për Atleticon, ndërsa Kroos shënoi për skuadrën e Ancelottit. Pas javës së gjashtë, Real Madrid me 15 pikë mban vendin e tretë, një pikë më pak se Barcelona dhe Girona. Atletico Madrid me 10 pikë shkon në vendin e pestë.

La Liga - java 6-të, e diel:

14:00 Real Sociedad 4-3 Getafe

16:00 Rayo Vallecano 1-1 Villarreal

18:30 Betis 1-1 Cadiz

18:30 Las Palmas 1-0 Granada

21:00 Atl. Madrid 3-1 Real Madrid

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:59
Derbi i Madridit flet për Atleticon 3-1, Reali humbet dhe lëshon vendin e parë në La Liga (VIDEO)

Atletico Madrid fitoi 3-1 kundër Real Madridit në raundin e gjashtë në La Liga. Derbi i kryeqytetit spanjoll foli për "Los Colchoneros", me djemtë e Simeones që i hoqën "Galaktikëve" vendin e parë. Morata me dopietë në minutat 4 dhe 46, si edhe Griezmann shënuan për Atleticon, ndërsa Kroos shënoi për skuadrën e Ancelottit. Pas javës së gjashtë, Real Madrid me 15 pikë mban vendin e tretë, një pikë më pak se Barcelona dhe Girona. Atletico Madrid me 10 pikë shkon në vendin e pestë.

Ora 16:32
VIDEO/ Përmbysje dhe 7 gola, Real Sociedad fiton me Getafen

Në "San Sebastian", Real Sociedad fitoi 4-3 kundër Getafes për javën e gjashtë në La Liga. Vendasit përmbysën ndeshjen, duke vijuar me rezultatet e mira dhe tri pikët që e mbajnë në vendin e shtatë në klasifikim. Kubo shënoi për vendasit, para se Alena dhe Mayoral të shënonin për miqtë. Në pjesën e dytë Sociedad u përgjigj me dopietën e Oyarzabal dhe Mendez, para se Latasa në 90+2 ta dërgonte rezultatin në 4-3.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?

×

Lajmi i fundit

Meta nuk përmbahet para Konventës: Hajde hipim tek hekuri dhe bëjmë intervistë! Edhe Partinë Komuniste të Kinës e mundim