GOLAT/ Të rinjtë bëjnë ligjin në Superligë, Teuta i falet një 16-vjeçari kundër Skënderbeut! Laçi përmbys Vllazninë (Renditja)

GOLAT/ Të rinjtë bëjnë ligjin në Superligë, Teuta i falet një 16-vjeçari kundër Skënderbeut! Laçi përmbys Vllazninë (Renditja)

Laçi 2-1 Vllaznia

Superliga shqiptare mbylli këtë të martë javën e katërt, duke na dhënë një panoramë më të qartë të renditjes. Duke nisur nga ora 15:00 në dy qytete u luajtën dy duele, teksa u shënuan katër gola. Në Durrës, Teuta fitoi 1-0 me Skënderbeun falë një goli të Arifit, teksa Laçi përmbysi 2-1 Vllazninë në Kurbin. Pas javës së katërt, Tirana kryeson me dhjetë pikë, pas fitores 1-2 me Kukësin në transfertë.

Në stadiumin e Laçit, vendasit e Skerdi Bejzades fituan 2-1 me Vllazninë për javën e katërt në Superligë. Kurbinasit i shkaktojnë kështu humbjen e parë shkodranëve, duke iu falur një supergoli të të riut Tresa në pjesën e dytë. Ndeshja nisi mirë për miqtë e Migen Memellit, që gjetën avantazhin pas vetëm tre minutave lojë. Ishte Lorik Boshnjaku që shënoi golin e parë, ndërsa u duk se Vllaznia do vendoste diktatin, por nuk ndodhi kështu. Në fundin e pjesës së parë, ishte Sobouale që barazoi rezultatin, për t'i dërguar skuadrat në paqe pas 45 minutave të para.

Në pjesën e dytë vendasit e Bejzades u treguan më të saktë, duke gjetur golin me Tresën. I riu u hodh në fushë në minutën e 62, teksa pas dhjetë minutash shënoi për avantazhin dhe të tri pikëve për kurbinasve. Kështu, bardhezinjtë i shkaktojnë humbjen e parë Vllaznisë këtë sezon.

Në stadiumin "Niko Dovana" në Durrës, Teuta fitoi 1-0 kundër Skënderbeut, po për javën e katërt në Superligë. Ndeshja u vendos nga goli i Ergis Arifit në minutën e 25-të. Djaloshi 16-vjeçar e nisi ndeshjen nga minuta e parë, duke ia shpërblyer besimin Diego Longos. Megjithë rastet e ndeshjes, skuadrat nuk prodhuan më gola, me Skënderbeun që merr humbjen e dytë radhazi në transfertë. Nga ana tjetër, Teuta harron humbjen tenistike 6-1 në Laç, duke marrë tri pikë.

Pas javës së katërt, Superligën e kryeson Tirana me 10 pikë, ndërsa ndiqet nga Laçi dhe Egnatia me shtatë pikë. Teuta me katër pikë, Dinamo me tre dhe Kukësi me zero pikë mbyllin klasifikimin. Kujtojmë se Partizani dhe Teuta kanë nga një ndeshje më pak.

Superliga - java 4:

E diel

Erzeni 2-1 Dinamo

E hënë

Partizani 1-1 Egnatia

Kukësi 1-2 Tirana

E martë

Laçi 2-1 Vllaznia

Teuta 1-0 Skënderbeu

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:04
Laçi i shkaktoi humbjen e parë Vllaznisë, Bejzade: Duhet të shënonim më herët! Migen Memelli: S'i menaxhuam si duhet situatat

1695142834_migenmemelliskerdibejzati.jpg

Laçi fitoi sot 2-1 me Vllazninë për javën e katërt në Superligë. Edhe pse kaluan të parët në avantazh, shkodranët nuk mundën të mbanin dot epërsinë, duke u përmbysur nga kurbinasit. Pas ndeshjes folën trajnerët Skerdi Bejzade dhe Migen Memelli.

Trajneri i Laçit, Skerdi Bejzade u shpeh i lumtur me të tijtë, duke thënë se duhet të shënonin që në pjesën e parë.

"Sot kemi krijuar shumë raste për të shënuar në pjesën e parë. Kjo na rriti moralin që në pjesën e dytë të hynim për fitore. Festa e golit të dytë ndaj Vllaznisë? Ishte një gol shumë i bukur i Tresës. Është lojtar me të ardhme. Memelli ma bëri të vështirë punën, kishte ndërruar pozicionet e disa lojtarëve. Diferencën e bëri edhe shpirti i garës. Ia thashë lojtarëve që nëse nuk japin 100%, nuk mund të fitonin. Unë kam luajtur edhe vetë te Vllaznia, aty mungon grinta, luanin vetëm 4-5 lojtarë me 100% dhe të tjerët jo", tha Skerdi Bejzade.

Migen Memelli, trajneri i Vllaznisë kërkoi që të tijtë të punojnë më mirë me situatat e krijuara. Kujtojmë se Laçi i shkaktoi humbjen e parë Vllaznisë këtë sezon.

"Ndeshje e nisëm mirë, por duhej të menaxhonim më mirë situatën në pjesën e parë pas shënimit të golit. Kampionati sapo ka filluar. Djemtë kanë dhënë maksimumin. Nëse do të shënoheshin gol ato dy rastet e Grudës, do të ishte ndryshe. Më mërziti fakti që shkaktuam faull kur lojtari kundërshtar ishte me shpinë nga porta dhe më mërziti fakti që nuk kishim asnjë lojtar aty në momentin e goditjes te goli i parë", tha Migen Memelli.

Ora 17:56
Teuta fitoi 1-0 me Skënderbeun, Gvozdenovic: Kalendari është i ngjeshur! Longo: Fitoren s'e kishim detyrim

Teuta fitoi 1-0 me Skënderbeun falë një goli të Arifit për javën e katërt në Superligë. Pas ndeshjes folën edhe dy trajnerët. Ivan Gvozdenovic i Skënderbeut e quajti ndeshje delikate, teksa i vuri fajin kalendarit të ngjeshur për këtë humbje.

"Kemi dy javë që kemi humbur. Nuk jam i kënaqur, sot ishte një ndeshje delikate. Kjo ndeshja sot ishte për barazim, por vendosi një moment. Nuk jemi të qartë në sulm, u treguam egoist në disa momente. Rashica hyri nga stoli pasi ishte i lodhur. Kemi shumë ndeshje për pak kohë, duhet të kemi edhe rotacione lojtarësh", tha serbi i Skënderbeut.

Nga ana tjetër, trajneri fitues, italiani Diego Longo komplimentoi të tijtë.

"Nuk e kishim detyrim fitoren, jemi një ekip i ri. Nëse ke ekipe si Partizani, Tirana apo Vllaznia, atëherë është ndryshe. Detyrimi jonë është stërvitja dhe impenjimi maksimal. Dua të komplimentoj Arifin, është një djalë serioz, e prisja që të shënonte një gol. Humbja me Laçin ishte e turpshme dhe ne duhej të sistemonim gjërat tona", tha Longo.

Ora 17:14
VIDEO/ Skënderbeu dy humbje radhazi, Teuta fitore minimale në shtëpi! Durrsakët harrojnë humbjen tenistike

 

Në stadiumin "Niko Dovana" në Durrës, Teuta fitoi 1-0 kundër Skënderbeut, po për javën e katërt në Superligë. Ndeshja u vendos nga goli i Ergis Arifit në minutën e 25-të. Djaloshi 16-vjeçar e nisi ndeshjen nga minuta e parë, duke ia shpërblyer besimin Diego Longos. Megjithë rastet e ndeshjes, skuadrat nuk prodhuan më gola, me Skënderbeun që merr humbjen e dytë radhazi në transfertë. Nga ana tjetër, Teuta harron humbjen tenistike 6-1 në Laç, duke marrë tri pikë.

Ora 17:13
Përmbysje kurbinase, Laçi i bën 'gjëmën' Vllaznisë! Ndeshjen e vendos nga 'stoli' një 18-vjeçar (VIDEO)

Në stadiumin e Laçit, vendasit e Skerdi Bejzades fituan 2-1 me Vllazninë për javën e katërt në Superligë. Kurbinasit i shkaktojnë kështu humbjen e parë shkodranëve, duke iu falur një supergoli të të riut Tresa në pjesën e dytë. Ndeshja nisi mirë për miqtë e Migen Memellit, që gjetën avantazhin pas vetëm tre minutave lojë. Ishte Lorik Boshnjaku që shënoi golin e parë, ndërsa u duk se Vllaznia do vendoste diktatin, por nuk ndodhi kështu. Në fundin e pjesës së parë, ishte Sobouale që barazoi rezultatin, për t'i dërguar skuadrat në paqe pas 45 minutave të para.

Në pjesën e dytë vendasit e Bejzades u treguan më të saktë, duke gjetur golin me Tresën. I riu u hodh në fushë në minutën e 62, teksa pas dhjetë minutash shënoi për avantazhin dhe të tri pikëve për kurbinasve. Kështu, bardhezinjtë i shkaktojnë humbjen e parë Vllaznisë këtë sezon.

 

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare