Laçi i shkaktoi humbjen e parë Vllaznisë, Bejzade: Duhet të shënonim më herët! Migen Memelli: S'i menaxhuam si duhet situatat

Laçi i shkaktoi humbjen e parë Vllaznisë, Bejzade: Duhet të shënonim më herët! Migen Memelli: S'i menaxhuam si duhet situatat

Skerdi Bejzade dhe Migen Memelli

1695142834_migenmemelliskerdibejzati.jpg

Laçi fitoi sot 2-1 me Vllazninë për javën e katërt në Superligë. Edhe pse kaluan të parët në avantazh, shkodranët nuk mundën të mbanin dot epërsinë, duke u përmbysur nga kurbinasit. Pas ndeshjes folën trajnerët Skerdi Bejzade dhe Migen Memelli.

Trajneri i Laçit, Skerdi Bejzade u shpeh i lumtur me të tijtë, duke thënë se duhet të shënonin që në pjesën e parë.

"Sot kemi krijuar shumë raste për të shënuar në pjesën e parë. Kjo na rriti moralin që në pjesën e dytë të hynim për fitore. Festa e golit të dytë ndaj Vllaznisë? Ishte një gol shumë i bukur i Tresës. Është lojtar me të ardhme. Memelli ma bëri të vështirë punën, kishte ndërruar pozicionet e disa lojtarëve. Diferencën e bëri edhe shpirti i garës. Ia thashë lojtarëve që nëse nuk japin 100%, nuk mund të fitonin. Unë kam luajtur edhe vetë te Vllaznia, aty mungon grinta, luanin vetëm 4-5 lojtarë me 100% dhe të tjerët jo", tha Skerdi Bejzade.

Migen Memelli, trajneri i Vllaznisë kërkoi që të tijtë të punojnë më mirë me situatat e krijuara. Kujtojmë se Laçi i shkaktoi humbjen e parë Vllaznisë këtë sezon.

"Ndeshje e nisëm mirë, por duhej të menaxhonim më mirë situatën në pjesën e parë pas shënimit të golit. Kampionati sapo ka filluar. Djemtë kanë dhënë maksimumin. Nëse do të shënoheshin gol ato dy rastet e Grudës, do të ishte ndryshe. Më mërziti fakti që shkaktuam faull kur lojtari kundërshtar ishte me shpinë nga porta dhe më mërziti fakti që nuk kishim asnjë lojtar aty në momentin e goditjes te goli i parë", tha Migen Memelli.


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Të rinjtë bëjnë ligjin në Superligë, Teuta i falet një 16-vjeçari kundër Skënderbeut! Laçi përmbys Vllazninë (Renditja)


S.DH/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Këngëtarja e muzikës popullore, Liri Rasha ndez sallën, me koncertin recital në Lezhë

Këngëtarja e muzikës popullore, Liri Rasha ndez sallën, me koncertin recital në Lezhë