Premier League e futbollit në Angli zhvilloi të mërkurën ndeshjen e prapambetur (java 31) mes Manchester Cityt dhe Crystal Palace. 'Qytetarët' e Pep Guardiolës fituan 3-0 duke dominuar takimin dhe tanimë i ushtrojnë presion kryesuesve të Arsenalit. Dy ndeshje nga fundi i sezonit, 'Topçinjtë' kryesojnë renditjen me 79 pikë, dy më shumë se Man. City.

Ndeshja e djeshme në 'Etihad' u dominua nga vendasit, paçka se Mateta kishte një rast të artë për miqtë, por u ndal për pozicion jashtë loje. Duhej minuta e 32-të e ndeshjes, kur Phil Foden dhuroi një asist klasi me thembër për Semenyo, me këtë të fundit që nuk gaboi përballë portierit Henderson. Po Foden në fundin e pjesës së parë pasoi për Marmoush, me Cityn që shënoi edhe golin e dytë.

Fraksioni i dytë ishte më i qetë, me Cityn që kontrolloi lojë, teksa në një rast Henderson u bë shpëtimtar për të tijtë. Gjashtë minuta para fundit të ndeshjes Cherki asistoi bukur për Savinhon, me këtë të fundit që 'vulosi' shifrat për 3-0.

Pas 36 javëve të Premier League është Arsenali që kryeson me 79 pikë, ndjekur nga Man. City me 77 pikë dhe Man. United me 65 pikë. Dy raunde nga fundi i sezonit Arsenali dhe City janë në garë për trofeun e kampionit, teksa 'Topçinjtë' ndjejnë presionin.

Arsenali dy ndeshjet e radhës i luan kundër Burnleyt (të rrëzuar nga PL) në shtëpi dhe kundër Crystal Palace në udhëtim (24 maj). Nga ana tjetër Man. City luan kundër Bournemouth në udhëtim dhe kundër Aston Villas në shtëpi (24 maj).

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 14 Maj, 10:01

    Debati për integrimin, besoni se do anëtarësohemi në BE deri në 2030?