Ish-kandidati për kryebashkiak të Kuçovës Lefter Maliqi i kërkoi zyrtarisht KQZ-së që të shkarkojë kryebashkiakun aktual Kreshnik Hajdari, pas fshehjes së një dënimi në Greqi.
Maliqi paralajmëroi se do ta dërgojë çështjen në Koleg Zgjedhor e deri në Prokurorinë e Posaçme me kallëzime të reja.
“Jam pranë KQZ-së me kërkesën e dytë për mbledhje urgjente për shkarkimin e Kreshnik Hajdarit. Kërkojmë pavlefshmërinë e mandatit të tij, të cilën do ta ndjekim deri në Kolegj Zgjedhor, madje nëse do të ketë pengesa edhe me padi dhe kërkesa të reja në SPAK. Kemi kërkuar zgjerim të hetimit administrativ, KQZ dhe të kërkojë informacion për statusin e Hajdarit. Të rivlerësojë dokumentacionin e Koalicionit ‘Bashkë fitojmë’ për dënimin penal grek për Hajdarin” theksoi Maliqi.
Maliqi akuzoi gjithashtu për zvarritje të procesit, duke thënë se prej më shumë se tre vitesh “është blerë kohë për shkak të ndërhyrjeve oligarkike dhe parave të pista”. Ai nënvizoi se opozita kishte kërkuar shkarkimin dhe moskandidimin e Hajdarit që në vitin 2023, ndërsa shtoi se KQZ e kishte kaluar çështjen për hetim të thelluar, por sipas tij, institucioni e mbrojti kryebashkiakun. Sipas Maliqit, më pas çështja u dërgua në KAS, i cili rrëzoi vendimin e KQZ-së.
“Të merren masa për shpallje të paligjshme të mandatit të kryetarit të bashkisë. I drejtohemi kryekomisionerit që nëse sot do të paraqitej një kandidat i dënuar me vendim të formës së prerë, a do e lejonit kandidimin e tij? A ju bind sot vendimi penal i SPAK, që dënoi Hajdarin? U bënë mbi 3 vjet që u ble kohë për shkak të ndërhyrjes oligarkike dhe parave të pista. Ju e dini që ne kemi kërkuar shkarkimin dhe moskandimimin e Hajdarit në 2023-in.
KQZ e çoi për hetim të thelluar rastin dhe erdhi e njëjta përgjigje, por Komisioni Qendror i mbrojti Hajdarin. Ne e ankimuan vendimin në KAS, që rrëzoi vendimin e KQZ. Beteja ime ligjore është që t’i kthejë votën e lirë qytetarëve të Kuçovës. Këtë betejë do ta fitojmë dhe moralisht e kemi fituar. Qyteti i Kuçovës do të kthehet në kantier ndërtimi. Hajdari është i ikur përfundimisht, por në krye të Kuçovës të vihet një drejtues i denjë. Ligji dhe vetëm ligji do të mbizotërojë në këtë vend!”, tha ai.
Në 23 qershor të vitit 1999, Hajdari është dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Shkallës së parë të Janinës për hyrje në territorin grek pa leje. Atëherë, ai ishte 17 vjeç dhe si i mitur iu vendos masa e riedukimit, por këtë dënim nga Gjykata e Janinës, nuk e kishte deklaruar.
Komente









Ky eshte nje vemjje, mjere kush perzihet me te, ky nuk eshte nga Beratii, por nga fshati Lumas i Kucoves.
PërgjigjuTani të ra ndërmend për ta shkarkuar kyeyarin mo mistrec bq Berati?
Përgjigju