LONDËR - Tottenham nuk mundi ta mbante dot ritmin e fitoreve dhe në shtëpi u mposht 1-2 me përmbysje nga Aston Villa për raundin e tetë në Premier League. Spurs ia dolën që të gjenin epërsinë pas vetëm pesë minutave lojë me golin e Bentancur. Pasimi final i Palhinha u shfrytëzua nga mesfushori që përshëndeti rrjetën.

Megjithatë miqtë nga Birminghami u treguan të saktë në minutën e 37-të dhe barazuan me Rogers, duke mbyllur 1-1 pjesën e parë. Fraksioni i dytë kishte disa raste të mira për dy skuadrat, por Buendia në minutën e 77-të shënoi golin e dytë dhe të përmbysjes për miqtë.

Pas javës së tetë Spurs mbeten në vendin e gjashtë me 14 pikë, ndërsa Aston Villa me 12 pikë ngjitet në pozitën e dhjetë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?