Elita e futbollit anglez, Premier League mbylli të enjten raundin e 29-të. Në Londër Tottenhami u mposht në shtëpi 1-3 me përmbysje nga Crystal Palace. Spurs kanë që prej 28 dhjetorit 2025 që nuk fitojnë në kampionat, ose thënë ndryshe në 11 ndeshje radhazi. Fitorja e fundit e tyre ka qenë pikërisht kundër Crystal Palace me rezultatin 0-1. Duket se te Spurs as afrimi i trajnerit të ri Igor Tudor nuk ka dhënë shkëndijat e duhura dhe klubi rrezikon mbijetesën në elitën e futbollit anglez.
Në 'Tottenham Stadium' ndeshja u vendos brenda pjesës së parë e cila ishte për ata me zemër të fortë. Në minutën e 29-të miqtë gjetën epërsinë me golin e Ismaila Sarr, por gjithçka u anulua për pozicion milimetrik jashtë loje pas rishikimit të pamjeve në VAR.
Pas këtij momenti ishte Solanke që kaloi në epërsi Spursat me golin e minutës së 34-t, ndërsa Tottenhami mbeti edhe me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të van de Ven. Ndërhyrja e tij u cilësua e gabuar dhe nga pika e bardhë e 11 metërshit Ismaila Sarr u tregua i saktë për barazimin 1-1.
Fundi i pjesës së parë ishte dramatik për Tottenhamin që pësoi edhe dy gola në shtesë nga Jorgen Larsen dhe sërish Sarr i cili bëri heroin për Palace. Paçka përpjekjeve për të rihapur sfidën në fraksionin e dytë, Spurs shohin humbjen e 14-të këtë sezon dhe me vetëm 29 pikë mbeten në vendin e 16-të, një pikë mbi zonën e mbijetesës. Palace me 38 pikë ngjitet në vendin e 13-të.
Crystal Palace fitoi të enjten 1-3 kundër Tottenham. Në minutën e 29-të miqtë gjetën epërsinë me golin e Ismaila Sarr, por gjithçka u anulua për pozicion milimetrik jashtë loje.
Goli nuk u quajt i rregullt pasi hunda e sulmuesit Ismaila Sarr, pas shikimit të pamjeve në VAR, është në pozicion jashtë loje. Episodi me nota komike është shpërndarë me shpejtësi në kanalet e komunikimit dhe ka bërë xhiron në botën e futbollit.
Edhe pse iu anulua ky gol për shkak të milimetrave, Sarr në këtë ndeshje shënoi dy gola të vlefshëm.
Offside by a nose...
— Football Tweet ⚽ (@Footballtweet) March 5, 2026
VAR footage of Ismaila Sarr's disallowed goal.pic.twitter.com/2RFGjxGLnc
Komente






