Në "Elbasan Arena", Tirana fitoi 3-0 me Teutën në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë. Bardheblutë ia dolën të shënonin tre gola, duke marrë një rezultat fantastik për të shpresuar finalen e Kupës. Përballja nisi mirë për Tiranën, teksa goli i parë u shënua nga Florent Hasani në minutën e 43 të ndeshjes. Sulmuesi iu vodh bukur mbrojtjes, duke mos dalë në pozicion jashtë loje. Edhe pjesa e dytë ishte nën diktatin e kryeqytetasve, teksa goli i dytë u shënua nga Lulaj në të 66 minutë. Lushkja vetëm gjashtë minuta më vonë dërgoi shifrat në 3-0, me Tiranën që shkon në ndeshjen e kthimit në 11 maj me një këmbë në finale.

Sa e vlerësoni këtë artikull?
★ ★ ★ ★ ★
  • Sondazhi i ditës: 29 Tetor, 18:29

    A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?