Kupa e Shqipërisë ka zhvilluar ndeshjet e para në përballjet e para gjysmëfinale. Në Elbasan, Tirana fitoi 3-0 me Teutën, duke qenë me një këmbë në finalen e Kupës së Shqipërisë. Në "Loro Boriçi", Vllaznia vendase vijon mos fitojë, duke barazuar 1-1 me Egnatian. Ndeshjet e kthimit të gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë do zhvillohen në 11 maj.

Në "Elbasan Arena", Tirana fitoi 3-0 me Teutën në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë. Bardheblutë ia dolën të shënonin tre gola, duke marrë një rezultat fantastik për të shpresuar finalen e Kupës. Përballja nisi mirë për Tiranën, teksa goli i parë u shënua nga Florent Hasani në minutën e 43 të ndeshjes. Sulmuesi iu vodh bukur mbrojtjes, duke mos dalë në pozicion jashtë loje. Edhe pjesa e dytë ishte nën diktatin e kryeqytetasve, teksa goli i dytë u shënua nga Lulaj në të 66 minutë. Lushkja vetëm gjashtë minuta më vonë dërgoi shifrat në 3-0, me Tiranën që shkon në ndeshjen e kthimit në 11 maj me një këmbë në finale.

Vllaznia barazoi 1-1 me Egnatian në "Loro Boriçi", në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë. Goli i parë i ndeshjes u shënua nga Dwamena në minutën e 69 të ndeshjes, për të kaluar miqtë në avantazh. Sulmuesi që po spikat në Superligë kaloi mbrojtjen vendase dhe më pas mposhti edhe portierin, për golin që trembi shkodranët. Megjithatë, Vllaznia nuk u dorëzua dhe gjeti golin në minutën e gjashtë shtesë. Asisti i Latifit u shfrytëzua nga Hoxhaj, që me kokë mposhti Sherrin. Gjithçka mes tyre mbetet e hapur në ndeshjen e kthimit që luhet në 11 maj në Rrogozhinë.

Kupa e Shqipërisë, ndeshjet e para gjysmëfinale:

Tirana 3-0 Teuta

Vllaznia 1-1 Egnatia

Ndeshjet e kthimit luhen në 11 maj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:07
VIDEO/ Egnatia befason Vllazninë në Kupë, shkodranët barazojnë në 'frymën e fundit'

Vllaznia barazoi 1-1 me Egnatian në "Loro Boriçi", në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë. Goli i parë i ndeshjes u shënua nga Dwamena në minutën e 69 të ndeshjes, për të kaluar miqtë në avantazh. Sulmuesi që po spikat në Superligë kaloi mbrojtjen vendase dhe më pas mposhti edhe portierin, për golin që trembi shkodranët. Megjithatë, Vllaznia nuk u dorëzua dhe gjeti golin në minutën e gjashtë shtesë. Asisti i Latifit u shfrytëzua nga Hoxhaj, që me kokë mposhti Sherrin. Gjithçka mes tyre mbetet e hapur në ndeshjen e kthimit që luhet në 11 maj në Rrogozhinë.

Ora 20:06
GOLAT/ Tripletë në Kupë, Tirana mund Teutën dhe 'prek' finalen e Kupës së Shqipërisë