Serie A e futbollit në Itali mbylli të hënën mbrëma raundin e 22-të. Në stadiumin 'Marc'Antonio Bentegodi' vendasit e Veronës u mposhtën 1-3 nga Udinese në një ndeshje ku nuk munguan golat spektakolarë.
Udinese kaloi në epërsi pas minutës së 23-të me golin e Arthur Atta, ndërsa tre minuta më vonë Verona vendosi ekuilibrat me Emmanuel Orban, për të mbyllur fraksionin e parë 1-1.
Në pjesën e dytë Udinese ishte më kërkuese në fushë dhe shënoi dy supergola. Fillimisht Alessandro Zanoli në minutën e 58-të dhe Keinan Davies "vulosën" tri pikët për Udinesen.
Me këtë sukses miqtë u ngjitën në vendin e 10-të duke pasur 29 pikë, ndërsa Verona mbetet sërish në pozitën e fundit me 14 pikë (aq sa ka edhe Pisa). Pas javës së 22-të Serie A kryesohet nga Interi me 52 pikë, ndjekur nga Milani me 47-të, Roma e Napoli me nga 43 pikë dhe Juventusi me 42 pikë. Como me 40 pikë ndodhet në vendin e gjashtë që të dërgon në Evropë.
Komente










