MADRID, Spanjë - Real Madridi siguroi tri pikët e radhës për raundin e tretë në La Liga. 'Galaktikët' nuk e patën të lehtë në shtëpi, por në fund fituan 2-1 kundër Mallorcas së shqiptarëve. Në 'Bernabeu' dueli u zhbllokua pas 18 minutave lojë dhe për këtë u kujdes Vedat Muriqi. Sulmuesi i Kosovës duket se ia ka 'marrë dorën' Realit, pasi i shënoi edhe një sezon më parë. Krosimi i Torre nga këndi u shfrytëzua mirë nga 'Pirati' shqiptar që heshti për disa minuta stadiumin mitik.

Brenda pjesës së parë, konkretisht në minutën e 37-të dhe 38-të, Real Madridi përmbysi me golat e Arda Guler dhe Vinicius Junior, duke i dhënë një tjetër sukses në stol Xabi Alonsos. Me nëntë pikë madrilenët mbajnë kreun e La Ligas. Në fushë për Mallorcan titullar luajti edhe Marash Kumbulla, mbrojtësi që është grumbulluar nga Sylvinho në kombëtaren shqiptare.

Në La Liga, për raundin e tretë, të shtunën Alaves dhe Atl. Madrid barazuan 1-1, ndërsa Real Oviedo fitoi 1-0 kundër Sociedad. Sevilla fitoi 0-2 në Katalunjë kundër Gironas.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?